Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: Janë 3 vatra zjarri aktive në vend! Thirrja për qytetarët: Parashikohen ditë të nxehta! Mos hidhni bishtat e cigareve në bar

Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: Janë 3 vatra zjarri aktive në vend! Thirrja për qytetarët: Parashikohen ditë të nxehta! Mos hidhni bishtat e cigareve në bar

Foto nga zjarret

3 vatra zjarri janë aktive në vendin tonë. Dy vatra janë në fshatin Mash të Tropojës dhe në fshatin Shetaj të Durrësit, ku zjarri ka intensitet të ulët dhe pa rrezik për banesat. Ndërsa në fshatin Bërzanë të Lezhës, operacioni për shuarjen e flakëve nisi që prej orëve të para të mëngjesit dhe aktualisht është arritur izolimi i vatrës dhe po mbahet nën kontroll nga forcat në terren. 

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata është më e qetë dhe ditën e djeshme u bë izolimi i plotë i vatrave në Lekbibaj të Tropojës, në Maqellarë të Dibrës, në pyllin e Ballollit, Poliçan, në fshatin Qesarat, Livadhja, në fshatin Gjeç Fushë, bashkia Vorë si dhe në fshatin Allkaj, bashkia Lushnjë, në Kodër Arapaj në Durrës.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në terren ishin  125 forcave operacionale, ku përfshihen forcat zjarrfikëse, policisë së shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të emergjencave civile vendore.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin. Nuk mungon apeli për qytetarët nga Ministria e Mbrojtjes që kërkon të mos ndizet zjarr e të mos hidhen bishta cigareje në zona me bar sepse temperaturat janë të larta dhe mund të shkaktojnë zjarre me përmasa të mëdha.

"U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm edhe në ditët e ardhshme, kur parashikohen ditë të nxehta. Ndiqni rekomandimet e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri! Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht! 

Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme. Ju kujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë se zjarret në vendin tonë kanë qenë mjaft problematike gjatë ditëve të shkuara përkatësisht në zonën e Vlorës, Lezhës dhe Krujës. Zjarret e mëdha të favorizuara nga era kanë përpirë toka me të mbjella dhe ndërhyrja në disa zona për shkak të terrenit ka qenë mjaft e vështirë. Në disa zona, më konkretisht Krastë të Krujës, Mali i Çikës në Vlorë dhe disa fshatra në Lezhë zjarret kanë qenë të qëllimshme.  Ndërkohë, zjarre ka patur edhe në zonën e Fierit, Lushnjë, Shkodër, Durrës por edhe në Gjirokastër. Lufta me 'flakët' është prezente edhe në Evropën Perëndimore ku shumë në shumë shtete zjarri ka 'përvëluar' tokat. Kulmi ka qenë në Britaninë e Madhe ku temperaturat shënuan shifra rekord dhe mjaft shqetësuese. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Krastë të Elbasanit

 

Ditën e sotme është riaktivizuar përsëri vatra e zjarri në Krastë të Elbasanit. Raportohet se zjarrfikëset ndodhen në zonën e përfshirë nga flakët.

Ndërkohë vijon puna për vënien në kontroll të flakëve.

Kujtojmë se dhe një ditë më parë, Krasta, e konsideruar si 'mushkëria' e qytetit, u përfshi nga flakët.

Ora 17:29
Zjarr në Tërpani të Poliçanit, flakët shkrumbojnë pyllin me pisha e shkurre, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit

 

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë ditën e sotme në njësinë administrative Tërpan, pjesë e bashkisë Poliçan. Zjarri fillimisht ka përfshirë ferra e shkurre dhe më pas ka vijuar në pyllin me pisha.

Kanë qenë rojet e pyjeve dhe disa  banorë të zonës që kanë lajmëruar PMZ Sh Poliçan për rënien zjarrit, por rruga për të shkuar në Tërpan duhet të kalohet nga bashkia Berat duke i vonuar për më shumë se gjysmë ore mjetet.

Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara nga era dhe temperatura e lartë në pyjet e Tërpanit duke dëmtuar sipërfaqet me shkurre dhe pyje me pisha.

Pranë zjarrfikësve të Poliçanit kanë shkuar për ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Raportohet se zjarri është vënë nën kontroll por ende po punohet për fikjen e të gjitha vatrave të tij.

Ora 15:30
Zjarr në Tragjas të Vlorës, përfshihet nga flakët sipërfaqja me shkurre

Në fshatin Tragjas të Vlorës është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre, te Kalaja e Gjon Boçarit. Deri më tani raportohet për një zjarr masiv.

Në zonën e përfshirë nga flakët është nisur zjarrfikësja me 8 ton ujë bashkë dhe me 4 efektivë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen