Zjarret në vend, MM: Situata paraqitet e qetë, kemi ende 9 vatra aktive! Janë shuar 175 zjarre

Zjarret në vend, MM: Situata paraqitet e qetë, kemi ende 9 vatra aktive! Janë shuar 175 zjarre

Foto ilustruese

Situata me zjarret në vend sot paraqitet më e qetë. Kështu bën të ditur Ministria e Mbrojtjes, ku njofton se në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre dhe ndërkohë janë 9 vatra aktive.

‘Pas 2 javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, situata sot paraqitet me e qetë.  Në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre, ndërsa mbeten aktive 9 vatra. Në këto operacione janë angazhuar rreth 3 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, rreth 150 mjete të FA, rreth 300 forca policore, rreth 1800 forca zjarrfikëse, mbi 370 mjete të MZSH, 20 ambulanca, mbi 1 mijë punonjës bashkiakë, mbi 300 punonjës të shërbimit pyjor, 101 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 822 forca vullnetare.’- njofton ministria e Mbrojtjes.

Po ashtu bëhet me dije se po vijon puna nga ajri dhe nga toka për shuarjen e disa zjarreve.

‘Ndërhyrja nga ajri u krye përmes ekuipazheve të 7 helikopterëve të Shqipërisë, Holandës dhe Çekisë. Një ndihmë e madhe në punën për shuarjen e zjarreve ishte edhe mbështetja me pajisje nga SHBA.’- thekson më tej ministria.

Ndërkohë në Gadishullin e Karaburunit aktualisht nuk ka asnjë vatër zjarri dhe vijon puna në Dukat të Ri, nga ajri dhe nga toka për të normalizuar situatën. Kritike mbetet situata në veri të vendit, ku aktualisht po punohet për të vënë nën kontroll disa vatra zjarri.

‘Aktualisht nuk ka më vatra zjarri në gadishullin e Karaburunit, por puna po vijon në Dukat të Ri, nga toka dhe nga ajri për të normalizuar tërësisht situatën për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Më e qetë paraqitet situata edhe në Mirditë, ku po vijon puna për stabilizimin e flakëve në fshatin Thirrë. Nën kontroll po mbahen vatrat në fshatin Munellë dhe Domgjon.

Po vijon puna nga toka dhe nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. Situata nuk paraqet më rrezik për tunelin e Kalimashit. Nën monitorim janë disa vatra zjarri në vendin e quajtur Dragodi, në Luginën e Valbonës në Tropojë, ku dyshohet zjarrvënie e qëllimshme. Janë izoluar vatrat në drejtim të fshatit Patalej në Lezhë.

Vijon puna për normalizimin e vatrës së riaktivizuar në zonën e Mbrojtur te Guri i Nikës në Pogradec, ku nuk paraqitet rrezik për banesa.  Janë drejt shuarjes përfundimtare vatrat e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe në fshatin Therepel në Skrapar.’- njofton Ministria e Mbrojtjes.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave