Ministri i Mbrojtes, Ermal Nufi në një reagim për vatrat e zjarrit aktive shprehet se ajo në zonën e Lurës mbetet problematike.

Nufi shprehet se për mospërhapjen e flakëe më tej, në këtë zonë janë hapur korridore me fadroma.

Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura në përballimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

“Dajt: 50 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 2 helikopterë. Vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Bulqizë: 20 efektivë dhe 3 mjete. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Lurë: 50 efektivë, 6 mjete, 1 zjarrfikëse dhe 2 avionë Air Tractor. Lura mbetet një nga vatrat me angazhimin më të madh. Janë hapur korridore me fadroma, duke ndaluar avancimin e zjarrit drejt banesave. Nuk ka rrezik për zonat e banuara”, shkruan Nufi.


Lajmi kryesor:

13 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)