Zjarret/ Rama i ashpër: Asnjë tolerancë për zjarrvënësit! Prokurorët e gjykatësit qasje skandaloze, zbatoni ligjin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me prokurorët dhe gjyqtarët sa i takon çështjes së zjarrëvënieve në vendin tonë. Teksa ka bërë një bilanc të punës së Policisë së Shtetit, kreu i qeverisë thotë se mungon ndëshkimi i plotë për të gjithë zjarrëvënësit pasi prokurorët dhe gjyqtarët e rretheve kanë një qasje skandalozet, ndërsa u kërkon që të zbatojnë ligjin në mënyrë rigoroze dhe mos të tolerojnë asnjë piroman.

Madje, kreu i qeverisë shkruan se ‘nuk kanë as atdhe e as fe’ që sillen komplet indiferent ndaj krimit që i bëhet pasurive të vendit tonë. Në bilancin e publikuar, Rama thotë se këtë vit janë zbardhur 55 raste zjarrvënie dhe 62 persona janë vënë nën hetim dhe 20 të tjerë janë në burg.

“Policia e shtetit po bën një punë të admirueshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të tmerrshëm të zjarrvënies në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht. 20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë, por ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe, të cilët mesa duket s’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që i frenon në krimin e tyre të indiferencës antiligjore ndaj një krimi si zjarrvënia mbi një pasuri kaq të vyer, që është e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, po edhe e mbarë njerëzimit”, shkruan Rama.

Duke u kërkuar edhe njëherë prokurorëve dhe gjykatësve që të mos bëjnë asnjë lloj tolerance, Rama thotë se zjarrëvënësit përballen me dënime të ashpra deri në 15 vjet burg.

“Me ndryshimet që i kemi bërë vitet e fundit Kodit Penal, zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrëvënësit U bëj apel organeve të inspektimit të drejtësisë dhe mbikqyrjes së veprimtarisë së prokurorëve e gjykatësve, që të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë për t’i shërbyer ligjit të Republikës së Shqipërisë. U bëj gjithashtu apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar rastet e lartpërmendura, që të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe t’i dalin për Zot kësaj pasurie të vënë në breza, e cila u takon brezave të ardhshëm, po edhe krejt njerëzimit", shkruan Rama.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/08/2023 02:23

    Ne Shqiperi nuk denohen ashper vrasesit dhe Rama pret demim shembullor per arsonistet??!!

    Përgjigju
  • Prokurori: 31/07/2023 17:49

    Ministri e kap zjarrfikësin e më pas lajmeroj se ja ku u kap piromani. Më pas thojn gabim teknik

    Përgjigju
  • Naiv je apo bën sikur: 31/07/2023 17:36

    Ti e di që ata nuk janë zjarrvënesit, por fatkeqët që janë kapur për statistika. Ke kap ndonjë të pasur e të pushtetshëm për zjarrvënie apo shkatrrim të natyrës? Se dhe ata i djegin e shkatrojnë natyrën e pyjet? 0.0 zero, nada

    Përgjigju
    • Altino: 31/07/2023 23:34

      Sa kom qesh, i pasuri nuk bën krime kundra natyrës!!?? Po vilat në mes të pyllit kush i ndërton? E pastaj u digjen nga pakujdesia.

    • Altini: 31/07/2023 20:17

      O Naiv qe qenke vertet shume naiv. Po i pasuri nuk i ve zjarrin pyllit po fularai budalla çobani i ve zjarrin qe te hapen kullota…. Ne burg te shkojne e tju behet mire

  • O Top: 31/07/2023 17:29

    Ata i arrestojnë njerëzit kot sa për të thënë që u kap piromani, po punojmë dhe pastaj do i lëshojnë se e dinë që nuk kanë kap piromanin por një Fakir. Edhe ti e di që ata nuk e kapin dot piromanin se një bisht cigareje e djeg gjithë pyllin, pse thua të dënohen fakirët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor