Temperaturat e larta vijojnë të jenë të pranishme në të gjithë vendin, ndërsa ka disa vatra zjarri nga veriu në jug.
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 7 vatra zjarri në qarkun e Dibrës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Elbasanit.
Emergjencat Civile vijojnë të mbajnë nën vëzhgim situatën përmes specialistëve të saj në qarqe.
Gjirokastër, shpëtohen 10 banesa dhe kisha
Neutralizohen 5 vatrat e zjarrit në fshatin Goricë në Dropull, shmanget rreziku për 10 banesa dhe kishën.
Pas mbi tre orësh ndërhyrje, zjarrikësja edhe me ndihmën e banorëve kanë arritur që të shuajnë flakët që rrezikonin banesat dhe kishën.
Drejtori i Zjarrfikëses, Kujtim Bizhga në një lidhje me Report Tv direkt nga vendi i ngjarjes akuzoi se zjarri ka qenë i qëllimshëm nga barinjtë.
“Kemi eliminuar djegien e banesave dhe kishës, shpëtuan, janë jashtë rrezikut. Zjarri është vendosur qëllimisht nga barinjtë e zonës, që mendojnë vetëm për vete për të djegur kullota” deklaroi ai.
Ndërkohë që është zhbllokuar edhe aksi nacional Gjirokastër –Kakavijë pas bllokimit për rreth 30 minuta nga policia për të shmangur dëme materiale.
Vlorë, zjarr masiv në Selenicë
Rreth 150 ha shkurre dhe kullota janë djegur ne fshatin Mavrove te bashkise Selenicë.
Prej dy ditesh zjarri ka perfshire kullotat dhe shkurret ne faqet malore, cka solli edhe rrezikimin e qindra rrenje ullinj. Rreth 20 forca zjarrfikëse dhe dy automjete kanë izoluar zjarrin dhe vijojnë punën për shuarjen e plotë.
Nga të dhënat e fundit, zjarri nuk rrezikon banesat.
EC: Situata dhe masat për zjarret ora 16:30
QARKU DIBËR
Vatra e zjarrit në fshatin Patin, Klos e cila u riaktivizuar gjatë mesditës është drejt shuarjes pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat punuar që flakët e zjarrit mos ti afroheshin dy banesave që ishin të braktisura në zonë.
Në fshatin Gurës e Vogël, Klos zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, por për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë. Për të shuar flakët është angazhuar një helikopter.
[gallery]23044[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO