Zjarret, Shqipëria dhe Greqia gati të rinovojnë marrëveshjen në fushën e emergjencave civile

Zjarret, Shqipëria dhe Greqia gati të rinovojnë marrëveshjen në fushën e emergjencave civile

Zjarri në ishullin e Sazanit

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord të rinovojnë një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e emergjencave civile, në një kohë që të dy vendet kanë nisur të përballen me problematika të tilla si zjarret.

Në vijim të vizitës zyrtare dyditore në Greqi, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u prit edhe nga Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile dhe Emergjencat Klimaterike. Ministri Peleshi falënderoi vendin fqinj për mbështetjen e dhënë në rastin e tërmetit tragjik të vitit 2019, gjatë pandemisë së COVID-19 si dhe në ndihmën për fikjen e vatrave të zjarrit në vendin tonë, jo vetëm gjatë verës së shkuar, por edhe për ndihmën e dhënë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së në shuarjen e zjarrit në Sazan

Në të njëjtën kohë, Peleshi shpalosi synimet e Ministrisë së Mbrojtjes për të rritur kapacitetet në fushën e emergjencave civile si dhe shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Greqisë në këtë drejtim.

"Shqipëria dhe Greqia do të rinovojnë marrëveshjen në fushën e emergjencave civile, ndërkohë vendi ynë është i vendosur për të rritur dhe modernizuar kapacitetet reaguese.
Mirënjohje vendit fqinj për ndihmën pas tërmetit tragjik të vitit 2019, gjatë pandemisë së COVID-19 si dhe në ndihmën për fikjen e vatrave të zjarrit në vendin tonë, jo vetëm gjatë verës së shkuar, por edhe në shuarjen e zjarrit në Sazan", shkruan Peleshi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik