Një çift kinez është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikëseve, pasi kishin ngecur prej më shume se 4 orësh në ujërat e rrëmbyeshëm të një lumi. Zjarrfikësit e guximshëm rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar çiftin, teksa këta të fundit po qëndronin mbi një mjet me frikën se nga çasti në çast mund t’i rrëmbente rrjedha e lumit të rrëmbyer.

Një nga shpëtuesit, rrezikoi aq shumë sa mezi arriti të dalë në sipërfaqe të ujit. Veprimi  heroik nga ana e zjarrfikësve është filmuar nga mediet kineze, ndërsa kanë marrë shumë lëvdata për punën dhe guximin e treguar.