Zjarrfikëset e Tiranës dhe kush
na përgjigjet tek numri 128

Zjarrfikëset e Tiranës dhe kush<br />na përgjigjet tek numri 128
TIRANE -  Do të mjaftonte një shkëndijë elektrike, një pakujdesi apo qoftë dhe një neglizhencë në paisjet elektroshtëpiake për të krijuar një vatër zjarri e cila më pas të kthehet në një rrezik duke dëmtuar pronën dhe vënë në rrezik jetë njerëzish! Por çfarë, si dhe ku duhet të drejtohemi për të na ofruar një ndihmë emergjente?

Shërbimi zjarrfikës i Tiranës ka qënë në fokus të reportazhit të “A1Report!” në këto ditë vere të mbarsura me rrezikun e zjarrit. Shkojmë në zyrat e shërbimit zjarrfikës të Tiranës, ku pas receptorit në sallën operative ndodhet operatorja, znj.Valbona Dizdari e cila ka dhe një apel për qytetarët" "Ju lutemi mos u tallni me numrin e emergjencës!"

Por, sikur të mos mjaftonte apeli i operatores, telefonie bie dhe ne provojmë të përgjigjemi. Mirëpo një qytetar i papërgjegjshëm ka zgjedhur të na ofendojë...

Znj.Valbona i përgjigjet çdo telefonate, ndërsa thotë se ndjesia humane që e përfshin atë është shpëtimi i çdo jete njerëzore, që rrezikohet nga zjarri.

Por, si paraqitet situata në shërbimin zjarrfikës në kryeqytet dhe cila është kultura e qytetarëve ndaj parandalimit të zjarrave? Drejtori i shërbimit zjarrfikës në kryeqytet, Haki Hoxha, shprehet se për të ndërhyrë në një zjarr ndikojnë shumë faktorë. Problem mbetet prezenca e hidranteve në zona emergjence në kryeqytet, ku dhe pse ka të tillë në funksion, numri i tyre mbetet i pakët.

Por çfarë është një zjarrfikës në punën e tij të përditshme? Shefi i patrullës zjarrfikse në kryeqytet Lorenc Haiti kujton se në 2 dekada që ai shërben në këtë detyrë nuk nguron ta krahasojë profesionin e tij me atë të një mjeku.

Ata kanë rrezikuar jo pak nga vetja për t'i shërbyer qyetarëve, ndërsa puna e tyre dhe pse shumë pak reklamohet. Për të ecur të sigurt çdo ditë, ata kërkojnë dhe ndihmesën e qyetarëve si dhe shmangien e telefonatave të rreme!

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët