Zjarrfikësit me kontratë sigurimi ndaj zjarrit! Dëmshpërblimi që mund të marrin në rast aksidenti në punë arrin deri 5 mln lekë

Zjarrfikësit me kontratë sigurimi ndaj zjarrit! Dëmshpërblimi që mund të marrin në rast aksidenti në punë arrin deri 5 mln lekë

Foto ilustruese

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi në mbledhjen e datës 31.08.2020 kushtet standarde të kontratës së sigurimit të punonjësve të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin. Personat e siguruar që pësojnë dëme nga zjarret në punë do të mund të dëmshpërblehen deri në 5 milionë lekë.

“Kontrata e sigurimit mbulon ngjarjet aksidentale gjatë kryerjes së shërbimit operacional, ku përfshihet vdekja si rezultat i aksidentit, paaftësi e përhershme ose e përkohshme si rezultat i një aksidenti ose sëmundjeje gjatë shërbimit, si edhe shërbimet spitalore dhe mjekësore në spitalet publike në vend, ose jashtë vendit në rastet kur ato nuk ofrohen. Kontrata e sigurimit realizohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe tarifa e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e vogël se 0.5% e shumës së siguruar. Dëmshpërblimi për personat e siguruar është në varësi të shkallës së dëmtimit apo sëmundjes dhe mund të arrijë deri në 5 milionë lekë”, thuhet në njoftimin e AMF-së.  

Sipas njoftimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në kontratën e miratuar janë të përfshirë edhe tabela e koeficienteve të përfitimit ndaj dëmtimeve trupore, ku përcaktohen rastet për përfitimin e pagueshëm në përqindje ndaj shumës së sigurimit. Gjithashtu, në kushtet e kontratës është specifikuar procedura e dëmshpërblimit, që nga njoftimi i ngjarjes së sigurimit, trajtimi dhe pagesa e përfitimit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë