Situata në pyjet mbi fshatrat Gojan i Vogel e Gjegjan vijon të jetë kritike, pavarësisht se era ka pushuar dhe e ka lehtësuar disi përhapjen e flakëve. Zjarret po përpijnë sipërfaqen pyjore dhe po rrezikojnë jo vetem stanet por dhe vete fshatrat.

Situata problematike në pyjet e Pukës është vijim i zjarrit që nisi ne Fushë Laj në masivin pyjor të Tërbunit, 5 ditë më parë.  

Para tre ditësh flakët të shtyrë nga era u zgjeruan më në veri duke përfshirë dhe pyjet e Gojanit. Zjarrfikësve të Pukës, me mjete të kufizuara ndërhyrjeje, për shkak të terrenit të vështirë, u erdhën në ndihmë dhe forcat e ushtrisë e më pas dhe helikopterë nga ajri, por pa mundur t’i vënë ato nën kontroll

Këtë të mërkurë disa stane bagëtish u rrezikuan teksa situata kritike vijon të mbetet për transmetuesit e telefonisë së levizshme në lartësitë e fshatit Gjegjan.

“Situata është shumë keq. Jemi detyruar të largojmë bagëtitë. Zjarr i fuqishëm. Po ra zjarri në katund do të jetë shumë keq” tha një banor.

“Mua më dhimbet natyra. Po të kishte pasur ndërhyrje para 2-3 orës do të ishte e qetë situata. Ndryshe do rrezikojë djegien e të gjthë fshatit” tha një banor tjetër.

“Po digjet çdo gjë që ka ngelur këtu” tha një tjetër.

Më kritike, gjendja paraqitet për banesat në Gojan të Vogël, rreth 30 shtëpi. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, forcat e policisë janë dislokuar pranë fshtatit dhe kanë evakuar një familje, atë të Tonin Prengës.

Ne terren gjatë ditës u angazhuar dhe 3 mjete zjarrfikes, forca te ushtrise ato të pyjeve dhe banore te Gjegjanit e Gojanit te Vogel.

Deri tani sipërfaqja e përfshirë në flakë në zonën e Pukës përllogaritet mbi 120 hektarë një pjese e te cilëve pyje të larta të pishës së zezë.

 

U.D/E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
5.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56

    Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?