Zjarri apokaliptik mori mbi 90 jetë në Greqi, regjistrohet padia e parë ndaj shtetit

Zjarri apokaliptik mori mbi 90 jetë në Greqi, regjistrohet padia e parë ndaj shtetit

Pasojat nga zjarri ne Greqi

ATHINE-Pak ditë pas zjarrit masiv që mori jetën e 91 personave në periferi të kryeqytetit grek ka ardhur edhe padia e parë. Të afërmit e një çifti në Greqi që humbën jetën nga flakët paditën shtetin, zjarrfikësit dhe policinë mbi vdekjet e tyre.

“Unë besoj se ata janë përgjegjës për mbrojtjen e popullit dhe marrjen e masave për të parandaluar atë, prandaj duhen dënuar” deklaroi avokati pas denoncimit. Autoritetet greke kanë nisur hetimet prej pak ditësh për shkaqet që sollën zjarrin masiv, por edhe rolin e institucioneve, shpejtësinë e reagimit dhe planin e masave.

Qytetarët grekë dhe opozita kanë akuzuar qeverinë se nuk kishte asnjë plan dhe se i lanë në mëshirë të Zotit përballë katastrofës, ku njerëzit vraponin drejt detit si rrugën e vetme për të shpëtuar. Ndërkohë që nga zjarri në Greqi humbën jetën edhe dy shqiptarë dhe mbi 13 të tjerë u plagosën, por jashtë rrezikut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja