Banesa e dy familjeve në zonën e Margegajve në Tropojë është shkrumbuar nga zjarri duke lënë në qiell të hapur anëtarët e dy familjeve Toska.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, mësohet se kulla në të cilën strehoheshin dy familjet i përkasin Shpend Toskes e Përparim Toskës që tashmë është shkrumbuar.

Ndonëse shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendin e ngjarjes ajo nuk ka mundur që ti shpëtojë asnjë orendi familjeve ndërkohë që karta të fundit kanë bërë apel që institucionet apo gjithkush tjetër të mund ti ndihmojë.

I bëj thirrje të gjithë njerëzve, shoqatave, shtetit që të na ndihmojnë” thotë i zoti i shtëpisë.

Ndërsa zonja e shtëpisë thotë se, “Jemi në qiell të hapur. Jemi 16 pjesëtarë në familje ndaj kërkojmë ndihmë sepse dimri është në prag dhe nuk mund ta përballojmë” ndërsa një nga nuset e shtëpisë tha se, “Pjesëtarët e familjes sonë tashmë jemi në qiell të hapur. Zjarrfikëset nuk arritën dot të na shpëtonin shtëpinë ndaji bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë”.

Familjet Shpend e Përparim Toska përbëhen nga 16 pjestarë të cilët jetojnë me një pagesë të ndihmës ekonomike, pasi janë të papunë.

tropoje

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)