Zjarri i madh në Tiranë, kreu i Shërbimit Zjarrfikës: Po përfundojmë aksionin, pastaj bilanci

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Arjan Ahmetaj, ka dhënë detajet më të fundit nga zjarri i madh që shkrumboi dy magazinat te Stacioni i Trenit në kryeqytet.

Për mikrofonin e Report Tv, Ahmetaj deklaroi se zjarri është drejt shuarjes dhe në vendngjarje ndodhen disa zjarrfikëse, si dhe dy mjete të ushtrisë. Sipas tij, nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri gjigant, ndërsa pas fikjes së tij do të kryhen veprimet procedurale, si dhe do bëhet bilanci i dëmeve materiale.

“Situata aktuale tani zjarri është drejt përfundimit. Ka pasur dëme materiale, po vazhdon puna, jemi në përfundim të aksionit. Pjesëmarrja në aksion ka qenë stacioni qendër me dy mjete zjarrfikës, kemi pasur mjete nga Instituti, Kinostudio dhe Qyteti Studenti.

Na kanë ndihmuar dhe dy mjete të ushtrisë, bashkëpunuam me Drejtorinë e Policisë së Tiranës, që mbajtën qytetarët larg vendit të ngjarjes, si dhe Policia Rrugore në ndihmë të kalimit të mjeteve. Na është gjendur pranë kryetari i bashkisë, prefektja e qarkut. I kemi dhënë situatës një kontroll jashtëzakonisht të saktë, në përfundim të ngjarjes do bëjmë bilancin e dëmeve.

Njoftimi erdhi në sallën operative, shërbimi jonë funksionon 24 orë. Ne i përgjigjemi çdo thirrjeje në numrin e telefonit. Përgjigjen e saktë do ta japim në përfundim të hetimeve. E rëndësishme është të përfundojnë fikjen e zjarrit, pastaj do kryejmë veprimet procedurale"

Arjan Ahmetaj, kreu i Shërbimit Zjarrfikës


Lajmi kryesor:

Tiranë, shkrumbohen 2 magazina te Stacioni i Trenit, zjarrfikëset 3 orë ‘luftë’ me flakët


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja