Lezhë/ Merr flakë magazina, shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë, vetëm dëme materiale

Një magazine e cila shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë u shkrumbua, nga flakët e zjarrit në fshatin Kakarriq të Lezhës.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme dhe fatmiresisht nuk pati persona të lënduar, por vetem dëme materiale. 

Kanë qenë banor të zonës të cilët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë sinjalizuar më pas shërbimin zjarrfikës.

Këta të fundit mbërritën menjëherë në adresen e dhënë dhe bënë të munduar shuarjen e flakëve dhe mos përhapjen e tyre në zonën e banuar përreth. 

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, i cili shkrumboi plotësisht magazinën me bazë ushqimore për bagëti, ndërsa grupi hetimor i cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet.

Ndërkohë, dëmet e shkaktuara nga ky zjarr për familjen e cila jetonte me bujqësi dhe blektori janë të konsiderueshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)