Tiranë, shkrumbohen 2 magazina te Stacioni i Trenit, zjarrfikëset 3 orë ‘luftë’ me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dy magazina rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme në Tiranë, tek rruga “Siri Kodra” në zonën e njohur si frigoriferi. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët pasi kanë parë re të zeza tymi, kanë telefonuar zjarrfikësen.



Në vendngjarje mbërritën fillimisht tre autobotë me ujë dhe disa punonjës zjarrfikës, por që për shkak të intensitetit të lartë të flakëve, u deshën edhe ndihma e disa raporteve të tjera. Vetëm disa minuta më vonë, numri i zjarrfikëseve shkoi në tetë, ndërsa vatra e madhe e zjarrit po rrezikonte disa banesa dhe një pikë karburanti, e cila ndodhej fare pranë.

Tiranë

Me datë 02.04.2018, rreth orës 19:30, në rrugën "Siri Kodra", në një magazinë ka rënë zjarr. 

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit dhe evakuimin i banorëve të ndodhur në banesat pranë. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Zjarri i madh në Tiranë, kreu i Shërbimit Zjarrfikës: Po përfundojmë aksionin, pastaj bilanci

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Arjan Ahmetaj, ka dhënë detajet më të fundit nga zjarri i madh që shkrumboi dy magazinat te Stacioni i Trenit në kryeqytet.

Për mikrofonin e Report Tv, Ahmetaj deklaroi se zjarri është drejt shuarjes dhe në vendngjarje ndodhen disa zjarrfikëse, si dhe dy mjete të ushtrisë. Sipas tij, nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri gjigant, ndërsa pas fikjes së tij do të kryhen veprimet procedurale, si dhe do bëhet bilanci i dëmeve materiale.

“Situata aktuale tani zjarri është drejt përfundimit. Ka pasur dëme materiale, po vazhdon puna, jemi në përfundim të aksionit. Pjesëmarrja në aksion ka qenë stacioni qendër me dy mjete zjarrfikës, kemi pasur mjete nga Instituti, Kinostudio dhe Qyteti Studenti.

Na kanë ndihmuar dhe dy mjete të ushtrisë, bashkëpunuam me Drejtorinë e Policisë së Tiranës, që mbajtën qytetarët larg vendit të ngjarjes, si dhe Policia Rrugore në ndihmë të kalimit të mjeteve. Na është gjendur pranë kryetari i bashkisë, prefektja e qarkut. I kemi dhënë situatës një kontroll jashtëzakonisht të saktë, në përfundim të ngjarjes do bëjmë bilancin e dëmeve.

Njoftimi erdhi në sallën operative, shërbimi jonë funksionon 24 orë. Ne i përgjigjemi çdo thirrjeje në numrin e telefonit. Përgjigjen e saktë do ta japim në përfundim të hetimeve. E rëndësishme është të përfundojnë fikjen e zjarrit, pastaj do kryejmë veprimet procedurale"

Arjan Ahmetaj, kreu i Shërbimit Zjarrfikës

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Një ditë pas lindjes, Kiara Tito publikon foto bashkë me të bijën

Një ditë pas lindjes, Kiara Tito publikon foto bashkë me të bijën