SHKODËR- Dy ditë më parë në Shkodër, një zjarr masiv përfshiu zonën e Anës së Malit në fshatin Zues, që si pasojë e erës u përhap me shpejtësi duke rrezikuar edhe disa banesa të zonës.
Ditën e sotme, ndaj një 69-vjeçari me iniciale E.D., është ngritur një padi në Prokurorinë e Shkodrës pasi duke djegur disa mbeturina në tokën e tij në zonën e “Prronit të Thatë”, zjarri i ndezur prej tij ka dalë nga kontrolli duke djegur një tokë të pyllëzuar me shkurre dhe disa rrënjë ullinj.
Njoftimi i policisë:

Më datë 16.10.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin E.D., vjeç 69, banues në Shkodër, pasi më datë 15.10.2018, në fshatin Zues, te “Prroni i Thatë”, duke djegur disa mbeturina në tokën e tij, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe, tokë të pyllëzuar me shkurre dhe disa rrënjë ullinj. Neni 151 i Kodit Penal.
Komente

