Vijon prej ditësh zjarri masiv në pyjet e Mallakastrës, ndërsa flakët janë përhapur edhe në territorin e bashkive Patos dhe Roskovec. Forcat zjarrfikëse të tre bashkive janë angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit.
Në krahun e Drenijes, flakët kanë avancuar edhe më tej, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit dhe ka vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve.
Puna po vijon nga toka dhe nga ajri me avion ndërsa forcat zjarrfikëse që po përpiqen të izolojnë vatrat dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Situata mbetet dinamike edhe në masivin e Lofkëndit, ku po operon edhe helikopteri për shuarjen e flakëve.
Lajmi në përditësim












Komente
Komento