Zjarret masive mes Priskës e Lundrës në Tiranë janë ‘reflektuar’ edhe në pamjet satelitore, ku janë shënuar me pika të kuqe vatrat aktive.

Forcat zjarrfikëse në terren po vijojnë punën për izolimin e flakëve, të cilat të favorizuara edhe nga era e fortë po përhapen me shpejtësi.

Nga harta duket se zona me përhapjen më të madhe të flakëve është ajo e ‘Kodrës së Qafës së Pulqizës’, ndërkohë që zjarri nëse avancon, rrezikon të përhapet edhe në fshatrat përreth, Gurrë, Gurrë e Vogël, Shporesh e deri në Farkë të Madhe.

Ndërkohë fshatra dhe zona të tjera që janë rreth vatrave të zjarrit, megjithëse më pak të rrezikuara aktualisht, janë Mulleti, Mangulli, Lugjas, Maja e Batrës së Madhe, Lanabregas, Farkë e Madhe, Farkë e Vogël dhe Lundër.


Lajmi kryesor:

‘Luftë’ me zjarret/ Disa vatra rreth Tiranës, situatë ‘alarmante’ mes Lundrës e Priskës, digjen disa shtëpi të pabanuara! Në Lurë rrezikohen banesat! Krutanët largojnë fëmijët e të moshuarit