TIRANE - Dy ditë pas zjarrit të përmasave të mëdha të rënë në kompaninë së importit të tapeteve “Bibteks” në pronësi të një tregtari sirian, policia konfirmon se shkaku i zjarrit ka qenë aksidental.
Nga raporti paraprak i nxjerrë nga këqyrja e magazinave të tapeteve, është konfirmuar se zjarri ka pasur si shkak problemet me energjinë elektrike në një kuti shpërndarëse në katin e dytë.
Burimet e policisë kanë konfirmuar se pritet edhe përfundimi i raportit me konkluzionet e ekspertëve të zjarrfikësve në të cilat pritet të jepet edhe mendimi mbi shkaqet e zjarrit.
Të njëjtat burime të policisë thanë se nga verifikimet e kryera është përjashtuar mundësia e zjarrvënies së qëllimshme.
Magazinat e kompanisë “Bibteks” në rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës, u përfshinë nga flakët hënën në mëngjes. Nga zjarri u dogj kati i dytë i magazinës ndërsa kati i parë ku ishte edhe ekspozita nuk është dëmtuar.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Digjet për herë të dytë biznesi i tapetëve të sirianit, 6 të lënduar