Zjarri në Bibliotekë, pamjet
tradhëtojnë deklaratat zyrtare

Zjarri në Bibliotekë, pamjet<br />tradhëtojnë deklaratat zyrtare
TIRANË-Paraditen e kësaj të mërkure në arkivin e Bibliotekës Kombëtare ka rënë një zjarr që ka pasuar me djegien e ngadalshme të librave, ndërsa tymi ka dalë nga dritaret.

Pas ndërhyrjes së policisë bashkiake dhe zjarrfikëseve zjarri u shua, por ende nuk janë pakonfirmuar dëmet.
 
Djegia e bibliotekës ka sjellë një shqetësim të madh tek studiuesit e njohur Sherif Delvina dhe Luan Malltezi që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
 
Sherif Delvina me lot në sy u shpreh “jam i shqetësuar se po digjen antikuarët.”
 
Ndërsa pak më vonë zëvendësministri i kulturës Zef Çuni doli me një deklaratë për shtyp e tha se nuk janë djegur libra të rëndësishëm.

“Sistemet e alarmit kanë funksionuar menjëherë, është bërë parandalimi dhe nuk ka pasur ndonjë dëm aq të madh sa mund të bëhej po të mos funksiononte alarmi”, tha Çuni.
  
Pamjet e marra me kamera nga dritaret nuk shfaqin këto lloje titujsh që deklaroi zëvendësministri. Deklarata e parakohshme pa asnjë konfirmim konkret lë shumë vend për komente.
 
Studiuesi Behar Gjoka ka folur më qartë për rreziqet dhe ka bërë apel për ndalimin urgjent te zjarrit.

“Atë që ka thënë zv/ministri është e drejta e tij, unë si lexues do të thoja Libri i Bibliotekës Kombëtare në këtë moment është i rrezikuar. Unë do të thoja që kati i parë është vendi ku janë strehuar librat, ku janë pjesa e bërthamës së Bibliotekës Kombëtare. Nëse ajo vazhdon të cenohet, çdo situatë e një bisede të qetë është anormale. Shqetësimi është më i madh se sa ajo që ju kërkoni. Dëmet nuk llogariten se nuk dimë se çfarë librash janë djegur dhe sepse zjarri po vazhdon”, tha Gjoka.
  
Me sa duket rreziqet paskan qenë më të mëdha, sipas deklaratës për mediat të drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani, ndërkohë që reparti i zjarrfikësve merrej me shuarjen e zjarrit.

“Pjesa e Arkivit Shqip dhe fondeve të rralla është e paprekur pra bëhet fjalë për libra që mund të jenë edhe në gjuhë të huaj edhe në gjuhën shqipe që janë libra që huazohen shpesh nga lexuesit dhe që besoj se janë të rikuperueshme”, tha Asllani.
  
Po të cilës periudhë janë afërsisht librat që janë djegur sipas vendndodhjes së zjarrit, ishte pyetja e gazetarëve për drejtoreshën e Bibliotekës.

“Relativisht pas viteve ’90”, tha ajo.
 
Ndoshta kjo është një përgjigje e nxituar nga ana e institucionit, sepse përveç punonjësve të zjarrfikëse me maska mbrojtëse që gjenden në dy katet përdhese të bibliotekës, askush nuk e di saktësisht se ku është shtrirë zona e zjarrit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë