Banorët e Himarës tregojnë momentet e vështira teksa flakët iu afruan banesave, ndërsa turistët u evakuuan për siguri. Ata thonë se luftuan edhe për shuarjen e zjarrit, ndërsa tani situata është normalizuar. 

“Situata është normalizuar, kaluam momente të vështira por sikur çdo gjë u normalizua. Unë kam ambiente shërbimi, të gjithë turistët u evakuuan për sigurinë e tyre. I thamë të zbresin poshtë në qendër derisa të qetësohet gjendja, e po të duan të kthehen në akomodim i presim. Kishim 6 dhoma me të huaj. Kemi komunikuar dhe na kanë çuar mesazhe kur mund të vijmë dhe nëse është e sigurt të vijmë aty. Presim të vijë dhe energjia që të kthehemi sadopak në normalitet”, thotë një banore.

“Me çezma në dorë e stabilizuam situatën. A erdhi zjarri nga alrt, na erdhi këtu, mezi kemi iku me makinë. Mezi kemi shpëtuar. Janë djegur komplet ullinjtë, llastikët i lamë hapur, për 10 minuta i kemi vaditur të gjitha, ne morëm makinat dhe ikëm të gjithë nga shtëpia. Kushërira më njoftoi se lart po digjen 2-3 shtëpi, ishalla se janë me fëmijët vetëm, po luftojnë me ujë të shkretët. Po shuaja zjarrin edhe unë me kushëririn. Nga ora 19.30-20,00 na njoftuan dhe me sekonda hapëm çezmat. Turistët i pamë të gjithë të ikin me valixhe”, tha një banore tjetër.


Lajmi kryesor:

Natë tmerri në Himarë! Zjarri 'përpin' 7 banesa, banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)