Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri të rënë në ambientet e dhomave të personave ndërruoi jetë Arben Mici, 26 vjeç, banues në Çerkezë, ndërsa një tjetër si dhe një punonjës policie u dërguan në spital.
Për këtë ngjarje, dy oficerë policie, Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, i cili u asfiksua, që kishin për detyrë të siguronin dhomat e paraburgimit, u arrestuan, ndërsa u proceduan edhe inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi, e komisar Ylli Çallaku, si dhe të gjithë akuzohen për mosrespektim të rregullave të sigurisë në paraburgimin e komisariatit dhe shpërdorim detyra.
Pas njohjes nga gjykata Komisioni i Rithemelimit ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, në emër të Partisë Demokratike. Me anë të një reagimi zyrtar, Komisioni kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Cuçi si dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarjeje.
"Ngjarje tragjike qe ngjitet ne kufijte e vrasjes shtetërore ka ndodhur mbremë në Komisariatin e Kamzës. 26 vjeçari nga Kamza, Arben Mici, vdiq tragjikisht në dhomat e paraburgimit në Komisariatin nr. 5, Kamez, i djegur ose i asfiksuar nga rënia e zjarrit ne këtë komisariat! Ndonëse Avokati i Popullit ka rekomanduar mbylljen urgjente të dhomave të izolimit në këtë komisariat pasi kushtet jane çnjerzore, askush nuk ka zbatuar rekomandimet e këtij institucioni. Të gjitha të dhënat flasin se në kohën që zjarri i merrte jetën të riut, policët kanë qenë duke parë ndeshjen Spanjë-Shqipëri dhe reagimi i tyre ka qene i tepër vonuar," shkruan Komisioni i Rithemelimit.
"Partia Demokratike deklaron se pergjegjësi direkte për këtë vdekje tragjike nga zjarri i të riut në dhomat e izolimit ka Ministria e Brendeshme dhe Komisariati Nr 5 i Kamzës. Në një vend normal një minister mund te japë dorëheqjen vetem për shkak të një udhëtimi të pajustifikuar, ndërsa në Shqipëri ministri i Brendshem nuk jep doreheqjen edhe kur humbasin jetën individe brenda institucioneve të kontrolluara prej tij. Partia Demokratike shpreh ngushellimet më të ndjera familjes së viktimës, e ndersa dënon këtë ngjarje të rëndë, kërkon vendosjen para pergjegjësisë të autorëve të kësaj vrasjeje shtetërore në Komisariatin e Policise! Komisioni i Rithemelimit te PD," shton më tej në reagimin zyrtar, duke folur kështu në emër të Partisë Demoratike.
Patjeter qe do dorehiqet ministri, urdhri i juaj do zbatohet. Na kishin munguar keto “ultimatumet” ;)
Përgjigju