Plani për t'u arratisur, i thurur mes 26-vjeçarit  Arben Mici, i cili humbi jetën, dhe të shoqëruarit tjetër Dilaver Idrizi, i vuri flakën mbrëmë Komisariatit të Policisë në Kamëz, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë. Mici, i arrestuar për dhunë në familje dhe Idrizi, i cili hodhi gruan nga ballkoni, u lejuan me çakmak në qeli, me të cilin i vunë zjarrin rrobave, me qëllimin për të krijuar kaos që më pas të mund të arratiseshin, por plani i tyre dështoi pasi flakët dolën jashtë kontrollit, duke i marrë jetën 26-vjeçarit.

Për këtë ngjarje, dy oficerë policie, Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, i cili u asfiksua, që kishin për detyrë të siguronin dhomat e paraburgimit, u arrestuan, ndërsa u proceduan edhe inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi, e komisar Ylli Çallaku. Të gjithë akuzohen për mosrespektim të rregullave të sigurisë në paraburgimin e komisariatit dhe shpërdorim detyra. Sipas hetimeve, në mungesë të kontrollit, ata kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga Arben Mici dhe Dilaver Idrizi.

Teksa hetimet vijojnë, Dilaver Idrizi ka deklaruar se ka qenë Arben Mici që i ka vënë flakën ambientit. Idrizi ka qenë prej 3 ditësh në komisariatin e Kamzës pasi dje doli para Gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë, ndërsa i vetmi që u fut nga jashtë në qeli ishte Mici, që dyshohet se mund të ketë patur me vete edhe mjetin ndezës. Ky i fundit rezulton se më parë ka bërë një tentativë vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë humbën jetën 26-vjeçari Arben Mici, i arrestuar për dhunë në familje, ndërsa morën plagë Dilaver Idrizi, i cili u arrestua pasi hodhi gruan nga ballkoni. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Polici Hajredin Boja u asfiksua nga tymi, teksa u dërgua në spital ku po ashtu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

1648365910_IDRIZIBOJA.jpg

I arrestuari Dilaver Idrizi dhe polici Hajredin Boja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
VIDEOLAJM/ Dalin pamjet, ja dhoma e izolimit në Komisariatin e Kamzës që iu vu zjarri nga dy të arrestuarit

 

Report Tv ka siguruar VIDEO të dhomës së izolimit në Komisariatin e Kamzës, nga ku nisi zjarri që i mor jetën të arrestuarit për dhunë në familje, Arben Mici, ndërsa morën plagë Dilaver Idrizi, i cili u arrestua pasi hodhi gruan nga ballkoni dhe polici Hajredin Boja. Ishin Mici dhe Boja ata që i vunë flakën me çakmak qelisë, me qëllimin për t'u arratisur.

Ora 10:03
Plan për t'u arratisur, dy të ndaluarit i vunë zjarrin komisariatit të Kamëz! Dogjën rrobat për të krijuar tym me çakmakun e cigares

1648365783_DILAVERI.jpg

Zjarri në komisariatin e Kamzës mbrëmjen e kaluar u shkaktua nga dy të ndaluarit Arben Mici, i cili ndërroi jetë si dhe nga Dilaver Idrizi, me qëllim për tu arratizur. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije dy të ndaluarit i kanë vënë flakën me çakmak, të cilin efektivët nuk ua kanë hequr duke shkelur në këtë mënyrë dhomat e izolimit. Ato i kanë vënë flakën rrobave për të krijuar kaos dhe të arratiseshin. Plani është krijuar mes Arben Micit dhe Dilaver Idizit. Arben Mici, i ndaluar për dhunë në familje, kishte të hënën seancën në gjykatë, ndërsa Dilaver Idirizi doli një ditë më parë. Idrizi pas vendimit të gjykatës do të kalonte sot në paraburgim, ndërsa pritet që të përballet me një tjetër akuzë.