Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zjarrin në Krujë, duke shprehur mirënjohje për pilotët e Forcës Ajrore, zjarrfikësit, ushtrinë dhe policinë që luftuan me flakët për të mbrojtur banorët. Rama njofton se aktualisht situata është nën kontroll.
Postimi i plotë i Kryeministrit Rama
Mirënjohje dhe respekt i thellë për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit si edhe trupave speciale të ushtrisë dhe policisë, që mbrojtën mes flakëve jetët e banorëve të Krujës duke ia dalë me sukses një sfide të frikshme dhe nga Kruja në Kamëz, Tiranës dhe Vorës, luftuan pa ndërprerje me zjarret e këtij gushti përvëlues
*Aktualisht, vetëm një vatër e izoluar në majën e Malit të Krujës vijon të mbetet aktive, por njëkohësisht mbeten burim krenarie e motivimi për trupat tona përgëzimet e mesazhet e panumërta të banorëve, ndër të cilët edhe ky mesazh:
“Źoti Kryeministër, une jam nga qyteti i Krujes emigrant prej 30 vitesh ne Belgjike se pari te uroj shëndet, se dyti dua tju faléderoj juve personalisht per mbështetjen me ndërhyrjen ajrore dhe angazhimin e qeverise ne tragjedinë e ndodhur dhe se treti djemt e zjarrfikëseve të Krujes, u bë gjithçka qe mund te behej per shuarjen e atij zjarri të paparë ndonjëherë. Me respekt.”
Lajmi kryesor:
Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Zjarrfikësi: Kurrë s’kisha parë një situatë të tillë! Rama: U shmang një bilanc tragjik (PAMJE ME DRON)







