VIDEO/ Zjarri në Kuvend, Braçe: Gjuha kriminale e Berishës për drejtësinë, dhunë në parlament që kur mësoi se është në hetim për ‘Partizanin’

VIDEO/ Zjarri në Kuvend, Braçe: Gjuha kriminale e Berishës për drejtësinë, dhunë në parlament që kur mësoi se është në hetim për ‘Partizanin’

Foto nga zjarri në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare e së enjtes zgjati vetëm 5 minuta, për shkak të kaosit që Sali Berisha dhe deputetët e tij krijuan duke ndezur tymëse, njëra prej të cilave në një moment mori flakë. Deputeti socialist Erion Braçe, teksa ka ndarë një video të BBC që ka pasqyruar flakët në Kuvend, shkruan se kjo dhunë e Berishës ka të bëjë me akuzën që i është ngritur nga SPAK për aferën Partizani.

Ligjvënësi socialist shprehet se kjo është gjuha kriminale  e Sali Berishës, përmes së cilës shantazhon organet e drejtësisë.

Zjarri në Kuvend është krim i Salih Berishës! Zjarri në Kuvend është gjuha kriminale e Salih Berishës për prokurorët e gjykatësit e tij! ShBA e Britania nuk gabuan asgjë-asnjë gërmë, kur e shpallën non grata si minues i demokracisë. Zjarri në Kuvend e provon, si i korruptuar. Akuza në prokurori e gjykatë e provon, si shantazhues i organeve të drejtësisë. Gjuha e tij kriminale ndaj organeve të drejtësisë e provon. Gjithçka që po ndodh në Kuvend ka lidhje veç me hetimet, akuzën e drejtësisë ndaj tij dhe se luan topi!

Më tej, Braçe shprehet se Berisha ka nisur dhunën e tij ndaj Kuvendit që në muajin qershor, që sipas tij atëherë ka mësuar se ka qenë në hetim për aferën Partizani.

“Në qershor 2023, shume kohë përpara Tetorit kur nisi “dhuna e tij në Kuvend”, prokuroria ka sekuestruar kompjuterët ne “studio Pustina”, kompanitë e Fatmir Bektashit etj. Studio Pustina mbante llogarite e biznesit të ndërtimit ne klubin Partizani. Kompanitë e Fatmir Bektashit mbanin dokumentet e biznesit të ndërtimit në klubin Partizani. Pra, që në qershor, jo në tetor, Sali Berisha ka qenë në dijeni të hetimeve ndaj tij dhe u ndje i përvëluar nga kompjuterët e çfarë mbanin ato! Tani i djeguri po sjell zjarr në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Braçe.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 21/11/2023 14:49

    Veprimet e Saliut dhe shebekeve te tij e "gjunjezuan" "drejtesin"tuaj o Brace.Ajo gjykate qe ju thoni qe ben drejtesi:Pse e liroi dhendrin sot?Mos flisni kot ,per tu mbushur mendjen trushpelareve,se ne vendin tone prej 33-vitesh ka vetem "DREQESI"

    Përgjigju
  • ledi: 21/11/2023 11:58

    Brave populli pi tallet dhe me ju te mazhirances qe nuk vendosni rregullin ne oarlament . Opozita gjen shesh dhe ben pershesh.Te ishit ju ne vendin e opozites se sotme , Berisha do ju zhdepte ne dru dhe e keni provuar ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën