VIDEO nga operacioni i zjarrfikësve te qendra tregtare, ende asnjë gjurmë nga roja Arjan Sala! Familjari futet brenda magazinës për të kërkuar: Nesër do ndërhyjmë vetë

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga Arjan Sala, roja i magazinës te qendra tregtare “Casa Italia”, e cila prej më shumë se 2 ditësh ka qenë “nën pushtetin” e flakëve, derisa tani janë shuar. Report Tv ka siguruar video nga operacioni i forcave zjarrfikëse rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku shihet një zjarr i përmasave të mëdha. Për shuarjen e saj, është thyer soleta, për të bërë të mundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga brenda. Aktualisht zjarri është shuar, e ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit. Në pjesën që zjarrfikësit kanë depërtuar deri më tani, nga kontrolli nuk ka rezultuar të jenë gjendur gjurmë të rojes.

Në orët e pasdites u përdor një qen i specializuar kërkimi, por pa një rezultat konkret. Pjesë e zjarrfikësve u bë edhe një prej familjarëve të 33-vjeçarit, me të cilin janë hasur probleme për ta bindur për të dal jashtë, pasi nuk ka pranuar dhe ka kërkuar ët vijojë të kërkojë ende për shenja të trupit të 33-vjeçarit. Familjarët kërkojnë forcat të tjera shtesë përforcuese për gjetjen e tij.

Sipas tyre, kërkimit duhet të avancojnë të shtunën, përndryshe do të ndërhyjnë vetë në ambientet e magazinës për të kërkuar.

Report Tv mëson se zjarri ka nisur pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 ku aty ka qenë pronari i firmës që ka marrë me qira bodrumin e qendrës tregtare, djali i tij dhe roja Arjan Sala. Referuar dëshmisë së familjarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëse të Bashkisë së Tiranës, nga Kamza, të Ushtrisë si edhe operacionet e kërkim shpëtimit të minierave. Familjarët kanë ngritur akuza në drejtim të Zjarrfikësve të cilët pretendojnë se ajo ka mbërritur me vonesë dhe sikur kjo të mos mjaftonte nuk kanë pasur pajisjet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë djalit të tyre.

VIDEO/Momenti i debatit të familjarëve me shefin e shërbimit të Zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj

Ambienti ku ka rënë zjarri ku ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba, këpucë dyshekë, çka kanë ndikuar në shkaktimin e një zjarri të përmasave kaq të mëdha, i cili vijon prej shumë ditësh. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare dhe do jetë  policia ajo që do hedh dritë rreth asaj çfarë ka ndodhur në magazinë.

 

*Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema dhe Arsen Rusta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Asnjë gjurmë nga roja, familjari hyn në magazinë për të kërkuar dhe nuk do të dalë

Familjarët e 33-vjeçarit Arjan Sala i cili mbeti i bllokuar në magazinën e qendrës tregtare që u dogj prej dy ditësh,  kërcënojnë të ndërhyjnë vetë të shtunën nëse nuk do të ketë rezultat nga kërkimet e forcave zjarrfikëse.

Në orët e pasdites u përdor një qen i specializuar kërkimi, por pa një rezultat konkret. Pjesë e zjarrfikësve u bë edhe një prej familjarëve të 33-vjeçarit, me të cilin janë hasur probleme për ta bindur për të dal jashtë, pasi nuk ka pranuar dhe ka kërkuar ët vijojë të kërkojë ende për shenja të trupit të 33-vjeçarit. Familjarët kërkojnë forcat të tjera shtesë përforcuese për gjetjen e tij.

Sipas tyre, kërkimit duhet të avancojnë të shtunën, përndryshe sipas tyre, do të ndërhyjnë vetë në ambientet e magazinës, në të cilën prej dy ditësh kërkohet roja i humbur.

 

Ora 18:48
Asnjë gjurmë nga roja i bllokuar te magazina që u dogj, kërkime me qen për gjetjen e tij

Pas shuarjeve të flakëve që vijonin prej më shumë se dy ditësh të digjnin magazinën e nëndheshme te qendra tregtare "Casa italia", zjarrfikësit kanë marrë qentë special me shpresën se mund të gjejnë trupin e rojes Arjan Sala, 33 vjeçar.

Ai mbeti i bllokuar brenda magazinës, i cili u fut për të shuar flakët dhe shpëtuar kolegët e tij.

Ora 17:13
Ende asnjë gjurmë e rojes Arjan Sala te qendra tregtare, zjarri shuhet, vijonë kërkimet për gjetjen e tij

Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë vijojnë kërkimet për gjetjen e Arjan Salës, rojës së magazinës te qendra tregtare “Casa Italia”, e cila mori flakë dhe 33 vjeçari mbeti brenda pasi shpëtoi disa punonjës të tjerë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Sokol Dema zjarri është shuar ndërsa kërkimet vijojnë. Situata duket më e qetë se ditën e djeshme, pasi nuk ka aq shumë tym, i cili vështirësoi dhe kërkimet për gjetjen e Salës.

Ora 15:16
Zjarri te magazina tek ish-Dogana, Dr. i Policisë Tiranë: Policia po bën veprimet hetimore

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka komentuar zjarrin në magazinën e  qendrës tregtare, “Casa Italia”.

“Jeni dëshmitar të të gjithë veprimeve që zjarrfikësve që po bëjnë, për shkak të materialeve që magazina ka pasur brenda, ka qenë një pjesë e mallit plastik dhe ka dëmtime të mëdha në bodrum. Policia po bën veprimet hetimore jemi në ndjekje të vazhdueshme të situatës bashkë me zjarrfikëset”, tha Jaupi.

Ora 11:13
Shefi i shërbimit të zjarrfikësve të Rinasit: Erdhëm vullnetarisht, s’na njoftoi njeri! Temperatura shkoi deri në 1000 gradë! I vështirë kërkimi për trupin (VIDEO)

Shefi i Zjarrfikësve të Aeroportit të Rinasit ka bërë me dije se ai së bashku me një grup djemsh kanë ardhur vullnetarisht për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Ai ka bërë me dije se kanë asistuar me pajisje të sofistikuara, teksa tha se është e vështirë kërkim shpëtimi.

“Kam ardhur me 16 çuna me disa pajisje për këtë aksident që ka ndodhur në këtë ndërtesë, edhe gjatë ditës së djeshme kemi punuar. Ne jemi informuar prej mediave, se nuk na ka thirrur askush. Ne jemi aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, në varësi të koncesionarit, mjetet që kemi nuk kemi interferuar, kemi ardhur vullnetarisht. Pajisja që kemi ofruar ne është një pajisje që mundëson frumarrjen e vazhdueshme pa cilindra në shpinë, e bën të mundur që të kenë duart e lira dhe të bëjnë kërkim shpëtimin, pa peshë në shpinë. Në krahasim me dje situata është më e mirë, intensiteti i zjarrit e kemi fikur dje në orët e vona. Shumë materiale që kanë ekzistuar në atë hapësirë, ka qenë e stërngarkuar me materiale dhe qaska te zjarri është shumë e vështirë, të gjitha rafet, materialet janë shembur dhe arritja dhe avancimi është shumë i vështirë, zjarret e brendshme nuk kemi arritur t’i fikim, duhet të avancojmë në çdo vatër të vogël, diku gjatë ditës do e përfundojmë, zjarri intensitetin e madh e kemi kaluar, jemi duke u marrë me zjarre të vogla, por janë të rrezikshme. Puna e kërkimit është shumë problematike se po merremi me fikjen e zjarrit, materialet duhen pastruar dhe merr kohë, nuk kemi informacion tjetër. Dje ka qenë 980 gradë celcius deri aty ku kemi arritur”, ka thënë shefi i shërbimit të zjarrfikësve në Aeroportin e Rinasit.

Ora 11:07
Zjarrfikësja do bënte prononcim për mediat, familjarët e ndalojini: Hajdeni na i thonë ne! S’keni pajisje, djali mund të kishte shpëtuar (VIDEO)

Zjarrfikësja kishte dhënë njoftimin se do të dilte në një njoftim për mediat, por familjarët nuk e kanë lejuar. Ato kanë kërkuar që të gjitha informacionet që kanë t’ia përcjellin familjarëve fillimisht, duke ngritur akuza se nëse do të kishte pajisje më të mira, sot djali i tyre do të ishte gjallë.

Një gjë e tillë është pranuar edhe nga zjarrfikësi, i cili pranoi se ka nevojë për pajisje më të sofistikuara, por ka theksuar se ato kanë bërë maksimumin.  

Zjarrfikësi: Nuk do flas që ti bëj elozhe punës sime, por të flasë për gjendjen faktike.

Familjari: Na gjeni punën dhe më pas hajdeni bëni komente  Prononcimi i parë duhet të vini te ne

Zjarrfikësi: Sa ditë kam që jam këtu, pa lëvizur nga vendi

Familjari: Ti je duke bërë punë, por unë po qaj sikur ka dalë xhenazja. Asnjë nga ju nuk na ka ardhur që të na japin informacion

Zjarrfikësi: Unë si si me babanë, ju kemi komunikuar,

Familjari: Nëse s’kam asgjë, po bëni të pamundur, por pjesa e pajisjeve kur ka ardhur zjarrfikësja, me një bombul që mban 4 minuta, një veshje anti-zjarr, një kabull që duron deri në 300 gradë, cuni mund të ishte zjarr

Zjarrfikësi: Unë këtu jam palë me ty, prandaj kemi nevojë që të kompletohet me pajisje dhe mjete, ne po punojmë këtë punë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille