Një 76-vjeçar është arrestuar në Memaliaj, pasi dyshohet se shkaktoi një zjarr që dogji rreth 4 mijë metra katrorë sipërfaqe me pyje, kullota dhe bimësi.
Sipas Policisë, plaku nga Vasjari, u kap në flagrancë pranë vatrave të zjarrit në vendin e quajtur “Gropa e Dardhës”. Ai dyshohet se i kishte vënë flakën tokës që kishte me qira, si edhe një sipërfaqeje toke shtetërore, me qëllim pastrimin e tyre.
Për shkak të përhapjes së flakëve u dogjën rreth 4 mijë metra katrorë sipërfaqe me pyje, kullota dhe bimësi të ndryshme.
Policia bën me dije se 76-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Gjirokastrës u bëri sërish apel qytetarëve të mos djegin mbetje apo sipërfaqe toke për pastrim, pasi përhapja e pakontrolluar e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda dhe përgjegjësi penale.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi kryesor:
Zjarr masiv në Piraj të Lezhës, flakët djegin dy banesa dhe i afrohen Kishës së fshatit! Ndërhyhet me helikopter nga ajri









