Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, ka shkuar në Pukë për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë zonën e Gojanit të Madh.
Në terren, ministri zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Pukës, Rrok Dodaj, dhe prefekten e qarkut Shkodër, Holta Duda, me të cilët u informua mbi zhvillimet e fundit dhe koordinimin e strukturave të angazhuara në operacion.
Flakët kanë përparuar për shkak të erës, duke iu afruar banesave në lagjen Pepaj të fshatit Gojan i Madh. Në zonë janë angazhuar forcat zjarrfikëse, efektivë të Policisë së Shtetit dhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri në vatrat më problematike.
Lajmi kryesor:
Beteja me flakët/ ‘Lëvizni, të gjithë jashtë’, evakuime në Gojan të Pukës, digjen 4 banesa! Largohen banorët nga shtëpitë në Tenë të Mirditës (VIDEO)








