Zjarri në QSUT/ 2 inxhinierë të pandehur, Prokuroria i çon për gjykim: Bateritë s’ishin vendosur në kushtet e duhura, ishin në dijeni! S’hartuan projekt për mbrojtjen nga flakët

Zjarri në QSUT/ 2 inxhinierë të pandehur, Prokuroria i çon për gjykim: Bateritë s’ishin vendosur në kushtet e duhura, ishin në dijeni! S’hartuan projekt për mbrojtjen nga flakët

Zjarri në QSUT, shkurt 2024

TIRANË- Gati një vit pas zjarrit që nxori jashtë funksionit Urgjencën e re të QSUT, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike, Enea Koka dhe Ejnar Shena. Hetimet janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim, ndërsa organi i akuzës ka ngritur ndaj dy specialistëve akuzën “Shpërdorim Detyre”.

Sipas organit të akuzës, dy specialsitët nuk kanë siguruar funksionimin e sigurt dhe në përputhje me standardet e nevojshme të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, përfshirë UPS-të dhe bateritë, të cilat janë thelbësore për funksionimin e shërbimeve mjekësore. Ata nuk kanë ndjekur procedurat për mirëmbajtjen dhe instalimin e këtyre pajisjeve, si dhe nuk kanë hartuar projektin teknik për ventilimin dhe mbrojtjen nga zjarri në vendet ku janë instaluar.

Prokuroria arriti në përfundimin se specialistët me veprimet e tyre nuk kanë zbatuar detyrat e përcaktuara në rregulloren e institucionit si:

1- Funksionimin e sigurt dhe në përputhje me standardet përkatëse të aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, ku përfshihen UPS-të dhe bateritë, pjesë integrale e pajisjeve mjekësore;

2- Nuk kanë planifikuar dhe ndjekur me përgjegjësi kryerjen e mirëmbajtjes së aparaturave dhe pajisjeve mjekësore, në përputhje me udhëzimet e prodhuesve e konkretisht të UPS-ve dhe baterive;

3- Nuk kanë parashikuar dhe nuk kanë hartuar projektin teknik lidhur me ventilimin, ajrimin e vendosjen e UPS-ve, raportin teknik të projektimit dhe zbatimit nga zjarri në vendin ku do vendosen UPS-të dhe bateritë; si dhe

4- Nga aktet e administruara ata kanë qenë në dijeni të faktit që UPS-të dhe bateritë janë vendosur në katin 2-të godinës të Urgjencës se re, jashtë kushteve teknike dhe standardeve që kërkohen nga prodhuesi, për instalimin dhe funksionalitetin e tyre, megjithëse e kanë patur si detyrë funksionale dhe ofrimin e konsulencës teknike.

Prokuroria e Tiranës zbulon edhe rezultatet e aktit të ekspertimit, sipas së cilave është vërtetuar se shkaku i zjarrit më shkurt 2024 në QSUT ishte mungesa e një projekti të detajuar për instalimin e pajisjeve dhe përmbushjen e kushteve teknike të sigurisë, gjë që çoi në dëmtimin e godinës dhe ndërprerjen e shërbimeve të urgjencës.

“Në kuadër të këtij procedimi, u krye dhe akti i ekspertimit teknik elektrik, nga i cili ka rezultuar se shkaku i shkatërrimit nga zjarri i godinës së "Urgjencës së Re" në QSUNT ka qenë “mungesa e një projekti të detajuar të instalimit të stacionit të burimit emergjent UPS, të kushteve teknike të sigurisë për zhvendosje dhe instalim si dhe mungesa e zbatimit të kushteve teknike, standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri të instalimit të burimit emergjent të UPS, raftit baterive dhe kushteve ambientaliste të shfrytëzimit të tyre”, njofton Prokuroria e Tiranës.

Zjarri në urgjencën e QSUT shkaktoi kolaps në repartin e urgjencave. Prej më shumë se 3 muajsh pacientët detyroheshin të shkonin për të marrë shërbim në spitale si Shefqet Ndroqi, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalin Memorial të Fierit. Urgjenca kishte 1 vit që ishte inauguruar, një investim me vlerë 17 milionë euro. 

Në ditët e 44 të urgjencës jashtë shërbimit, Albana Fico deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i Urgjencës së QSUT-së pas më shumë se 2 vitesh në krye, vend që e mban tashmë mjekja Alma Cani. Vendimi erdhi pas situatës kaotike të krijuar me urgjenca e në mesin e presionit nga opozita për të dhënë shpjegime se çfarë ndodhi në të vërtetë me urgjencën e re të QSUT-së.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

KAS rrëzoi Celibashin për TVSH-në e Bujqësisë, Braçe: Fituam, vendimi bllokues u rrëzua! Tani te Komisioni i Ligjeve, s’ka më pengesa e kundërshtarë

KAS rrëzoi Celibashin për TVSH-në e Bujqësisë, Braçe: Fituam, vendimi bllokues u rrëzua! Tani te Komisioni i Ligjeve, s’ka më pengesa e kundërshtarë