Një banor i Gurrës së Madhe, njërit prej fshatrave në Tiranë të prekur nga zjarri, thotë se flakët u afruan shumë pranë shtëpive. Banori, i quajtur Albert, thotë se zjarri ishte vetëm 100 metra larg dhe për siguri, u larguan nga banesat për t’u rikthyer me të mbërritur zjarrfikësit.
-Si ka qenë situata dje me zjarrin?
Alberti: Shumë e vështirë. Zjarri kishte nisur para 3-4 ditësh te zona në kufi me Priskën. E prisnim që do të vinte, ishte shumë afër me shtëpinë. Larguam familjarët, erdhën policia e zjarrfikëset.
-Te zona që ndodhemi, ka pasur banorë?
Alberti: Te ato shtëpitë aty ka pasur nja 3 familje siç kam dëgjuar, ka pasur bagëti e gjëra që më duket janë djegur.
-Sa afër ju ka ardhur zjarri?
Alberti: Gati 100 metra larg.
-Sot jeni rikthyer në banesa?
Alberti: Po.
-Po natën keni fjetur aty?
Alberti: Po, kur erdhi zjarrfikësja u kthyem.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ Situatë problematike në Parkun e Lurës në Dibër, në operacion rreth 220 forca! Vihen nën kontroll zjarret në Lundër e Priskë, pamje me dron (VIDEO)







