Zjarri në tragetin Bari-Durrës
ekuipazhi shpëton 300 udhëtarët

ITALI - Pasagjerët e tragetit ’Françeska’’ të kompanisë Adria i nisur nga Bari për në Durrës rreth orës 23:00 të së martës janë tmerruar pas një zjarri që shpërtheu në bord. 
 
Sipas presidentit të autoriteteve të portit Francesko Mariani, nuk ka pasur pasoja për asnjë nga personat që ndodheshin në bord, pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. 

Në bordin e tragetit ndodheshin rreth 300 pasagjerë përfshirë ekuipazhin. 131 nga pasagjerët shtetas shqiptarë, 50 italianë, 22 të tjerë me shtetësi tjetër dhe 54 persona të ekuipazhit si dhe 71 automjete.

Trageti ka marrë flakë rreth 7 milje larg nga porti i Barit. Mësohet se flakët kanë rënë në një nga motorët e tragetit dhe janë fikur më pas nga reagimi i menjëhershëm i ekuipazhit të tragetit.

Shuarja e flakëve u bë nga zjarrfikëset dhe tre anije patrulluese të “Guardia di Finanza”. Më pas anije rimorkiator ka bërë tërheqjen e tragetit “Francesca” drejt Portit të Barit. Pasagjerët janë marrë në pyetje nga prokuroria e Barit në terminalin e portit për të zbardhur shkaqet.

trageti
trageti

Ora 11:35 Adria: Asnjë i lënduar, evakuimi nuk ishte i nevojshëm
Kompanisë Adria e cila ka në pronësi tragetin “Françeska’’ që u përfshi nga flakët mbrëmjen e e së mërkurës ka shpjeguar gjithë incidentin. 

Sipas deklaratës të kompanisë trageti që ishte nisur nga Bari për në Durrës u përfshi nga flakët 7 milje nga bregu, e ndërsa përveç pasagjerëve ishin dhe 53 anëtarë të ekuipazhit. Zjarri ka nisur në dhomën e motorëve, ndërsa është vënë nën kontroll nga ekuipazhi. 

Sipas kompanisë trageti u ndihmua nga anijet e emergjencës, ndërsa nuk ishte i nevojshëm evakuimi i pasagjerëve. 

Në deklaratë theksohet se nuk ka pasur viktima e as të lënduar, vetëm dëme materiale në traget. 

“Një rimorkiator është dërguar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur tërheqjen e tragetit, i cili ka mbërritur në potin e Barit në orën 07:30”, theksohet në deklaratën e kompanisë Adria. 

E sa i përket udhëtimit, kompania sqaron se janë marrë masat për transferimin e pasagjerëve drejt portit të Durrësit me një tjetër traget.


Ora 09:00 Kapiteneria e Durrësit: Pasagjerët do vijnë me traget tjetër
Ndërkohë kapiteneria e Durrësit konfirmoi se pasagjerët do të udhëtojnë me tragetin Ankona- Durrës.  “Nga kontaktet me homologët ne portin e Barit, rimorkimi i tragetit është realizuar me sukses pa të lënduar, pasagjerët janë në portin e Barit aktualisht dhe presin tragetin e linjës Ankona-Durrës që do bëjë ndalesë në Bari për të marrë pasagjerët që t’i sjellë në Durrës. Pritet të niset rreth orës 11:00 nga Bari dhe për 8 orë mbërrin në portin e Durrës”.



Ora 06:50 - Trageti akorohet në portin e Barit.
Trageti "Françeska" që u përfshi nga flakët pak pas mesnatës, ka mbërritur në portin e Barit. Trageti u ankorua ndërsa ekipet mjeksore po kujdesen për pasagjerët. Nga flakët e zjarri nuk pati të lënduar, por shkaktoi vetëm panik tek udhëtarët.

trageti
trageti

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë