Pas rënies së zjarrit në repartin e Hemodializës përmes një deklarate për mediat ka reaguar Spitali Amerikan nr. 1 duke deklaruar se ngjarje të tilla janë shumë vështirë që të parandalohen, pasi nuk mundet që të kontrollojnë pacientët.
"Ngjarje të tilla janë të paparashikueshme, nuk mund të parandalohen, pasi pacientët kanë sendet e tyre vetjake, ne nuk mund të shkelim të drejtat për t'i kontrolluar, bidoni i pacientit supozohej që të ishte me ujë' deklaroi mjekja e Spitalit Amerikan.
Përsa i përket ngjarjes dhe reagimit mjekja theksoi se ka qenë i menjëhershëm dhe kur ka ardhur policia me zjarrfikësen gjithçka ka qenë nën kontroll.
"Ajo që ka ndodhur ka qenë një ngjarje shumë e rëndë që duhet ta kuptoni. Salla ka qenë në ngarkesë të plotë me 30 pacientë që ishin duke kryer seancën e dializës dhe e kanë të pamundur të lëvizin, pasi është i lidhur me makinën.
Një pacient hyri dhe kreu një veprim për të cilin do të prononcohet policia për të mos dhënë detaje të mëtejshe..
Pacienti ka hyrë dhe ka kryer veprimin, ka shpërthyer flaka, infermieri është djegur në tentativë për të shpëtuar pacientin. I gjithë stafi është dëmtuar në tentativë për të shpëtuar pacientët.
Brenda 3 minutave stafi nxori jashtë pacientët dhe ndërhyrja ishte e menjëhershme. Kur erdhi policia dhe zjarrfikësja gjithçka ishte në kontroll. Të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut, përveç dy pacienteve që kanë qenë në sallën e vogël në afërsi më pacientin e dëmtuar kur ndodhi ngjarja.
Mjekja ka dhënë informacion edhe mbi gjendjen shëndetësore të pacientit Dashamir Saraçi, i cili ka djegie të rënda. "Pacienti është djegur në 90% të trupit nga zjarri"deklaroi ajo.
Ngjarjen e rëndë në Spitalin Amerikan e ka rrëfyer për mediat dhe njëra nga pacientet që ndodhej brenda ambienteve në momentin e zjarrit.
"Unë jam paciente në dhomën tjetër. Ne na erdhi ndihma në 2 minuta na zgjidhën dhe na nxorën jashtë, pasi po vinte tymi te ne. Ne ishim larg, vetëm tymi na mbyti pak, por e kaluam kollaj. Nga tymi nuk pati të dëmtuar. Personat që u përfshinë nuk i njihnim, pasi ishin në dhomë tjetër"tha pacientja.
Nga zjarri në Spitalin Amerikan humbën jetën dy pacientë 55 vjeçarja Sanie Sulaj nga Mamurrasi dhe Hanife Mali, gjithashtu 55 vjeçe nga Laçi. Ato kanë qenë të shtruara në spital, kur ka rënë zjarri. Shkak i zjarrit ka qenë një sherr mes dy pacientëve, ku njëri ka tentuar të djegë tjetrin brenda dhomës së Hemodializës. Sipas Policisë, zjarri është vënë nga pacienti i identifikuar si Lefter Canaj, 57 vjeç, pas një konflikti me pacientin tjetër Dashamir Saraçin, 47 vjeç.
/Shqiptarja.com

VIDEO