TIRANE- Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një punishte druri në zonën e tregut të madh, në rrugen “5 maji” në Tiranë. Flakët e zjarrit rrezikuan edhe 3 banesa pranë kësaj punishteje. Per shruajen e tyre u perfshine zjarrfikeset e Tiranes, Durresit dhe Fushe-Krujes.

Sinjali i parë për zjarrfikëset u dha në orën 20:40 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa kjo ngjarje ka angazhuar të gjitha automjetet zjarrfikëse të drejtorisë së Tiranës, 8 të tilla si dhe zjarrfikëset e Durrësit dhe Tiranës, por edhe forcat e ushtrisë, si dhe autoamblulanca, ndërsa u bë evakuimi i zonës. Drejtori i zjarrikëses për Tiranën, Haki Hoxha, deklaroi në lidhje telefonike për ‘A1 Report’ se u bë menjëherë evakuimi i zonës, pasi rrezikohej edhe jeta e banorëve.

Zjarri është vënë nën kontroll pas rreth dy orësh, ndërsa fatmirsisht nuk ka pasur persona të lënduar nga flakët e zjarrit, por natyrisht dëmet materiale kanë qënë të mëdha. Dyshohet që një shkëndijë elektrike të ketë qënë shkaku i këtij zjarri në përmasa të mëdha.

(jd/shqiptarja.com)