Zjarri te Biblioteka, u dogjën 3308
tituj dhe 748 formate gazetash

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani flet për pasojat e zjarrit që ra në ambientet e saj në muajin mars. 

Zjarri ka shkrumbuar 3 308 njësi bibliotekare, nga të cilat 748 njësi janë formate gazetash.

“Biblioteka konfirmon se janë djegur  748 njësi nga fondi gazetave, 273 nga fondi i revistave, 134 nga fondi i librit të huaj, 100 nga fondi i librit me gjuhë të huaj dhe 2053 njësi nga fondi i librit shqip, pra gjithsej 3308 njësi” u shpreh drejtoresha Asllani.

Gazetat dhe revistat e djegura datojnë nga vitet 1905, 1930, 1950 etj.,

Drejtoresha e Bibliotekës theksoi se dëmet janë të konsiderueshme, por shtoi se një pjesë e mirë e titujve të djegur do sigurohen përmes kopjimit nga bibliotekat e tjera.



[gallery]23975[/gallery]
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë konfirmon se nuk janë prekur as baza elektronike e të dhënave kombëtare, as mjediset ku ruhet fondi i veprave të rralla, as arkivi i librit të periodikut shqip, çka do të thotë se asnjë prej titujve të dëmtuar nga zjarri në
kuptim të përdorimit, nuk rrezikon të jetë zhdukur përgjithmonë.


Kemi mundesi te sigurojme te gjitha kopjet nga biblioteka jonë. Janë djegur tre rafte të mëdha me libra", tha Asllani. 

Asllani shtoi se Biblioteka Kombëtare aktualisht gjendet para krizës së hapësirave dhe mbivendosjes së funksioneve, ndërsa si zgjidhje shihet ndërtimi i një godine të re posaçërisht për Bibliotekën Kombëtare.

“Si një zgjidhje afatgjatë ne shohim themelimin e një Biblioteke për qytetin e Tiranës me mbështetjen e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, e cila vë në dispozicion të Bibliotekës së ardhshme një sasi të konsiderueshme librash, të cilat që nga ky moment nuk ka pse shërbehen në Bibliotekën Kombëtare, por i kalojnë në përdorim qytetarëve të Tiranës.

Ndërtimin e një Biblioteke të re Kombëtare. Ju jeni në dijeni që Biblioteka Kombëtare është shpallur një nga prioritetet kryesore të qeverisë për këtë mandat. Jeni në dijeni gjithashtu të një angazhimi serioz nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës për të gjetur zgjedhjet e duhura
”, vijon Asllani.

Një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarrin në katin e nëndheshëm të Bibliotekës, aty ku edhe ruhen materiale historike dhe libra të një rëndësie të veçantë.



VIDEO dhe foto nga zjarri i rënë në Biblotekën Kombëtare në Muajin Mars
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti