Zjarri që ra dy javë më parë shkrumboi shtëpinë e Fatmir Mucit nga Thumana. Ndërkohë që familja 6 antarëshe aktualisht është pa çati mbi kokë, pasi zjarri nuk kurseu asgjë nga banesa e tyre, gjithçka që ishte brenda është shkrumbuar.
Edhe pse zjarri i shkaktuar erdhi nga një shkëndijë elektrike, askush nga institucionet shtetërore nuk ka bërë një përçapje për të nxjerrë një konkluzion në lidhje me problemin që i shkaktoi korenti.
Sot kjo familje nuk ka as bukë të hajë dhe asgjë për të veshur. Madje si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë më i vogli i shtëpisë, vetëm 6 muajsh u asfiksua ku si pasojë qëndroi në spital për 9 ditë.
Aktualisht familja Muci jeton tek shtëpitë e të afërmve duke u endur sa tek një, tek një tjetër.
“Kam dy javë që dihet se më është djegur shtëpia, kam ecur për këtë punë edhe vetë. Kam shkuar në bashki e gjithkund, me letra me prova dhe akoma nuk kam marrë një përgjigje nëse do të bëhet gjë për shtëpinë dhe familjen time. Kemi ngelur në mes të katër rrugëve. Jemi shpërndarë sa tek njerëzit, te miqtë te komshinjtë për momentin nuk kam gjetur as shtëpi ku të jetoj. Ju lutem më shumë institucioneve të bëjnë diçka për hatër të 3 fëmijëve, një 6 muajsh, 3 vjeç dhe 6 vjeç.”
“Po patët mundësi më ndihmoni fëmijët. S’më ka mbetur asnjë gjë, as këpucë as rroba”, shprehen prindërit e fëmijëve.
Deri tani kësaj familje nuk i ka ardhur në ndihme asnjë institucion shtetëror. Ata po vazhdojnë të jetojnë pa asnjë përkrahje nga shteti.
Apeli i tyre është i trishtë, pasi kërkojnë vetëm bukë dhe një vend se ku të fusin kokën, pasi për ta edhe shoqëria është treguar duarngushtë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO