Zjarri ra në orët e pasdites se djeshme dhe rrezikoi edhe zonën muzeale si dhe shtëpitë e banuara të kësaj zonë që gjithashtu bëjnë pjesë në zonën muzeale të lagjes Kala.
Terreni i vështirë në kodrën e kalasë si dhe favorizimi nga era ka bërë që zjarri të përhapet në një terren mjaft të gjerë duke arritur deri në vendin e njohur si Tabja e kalasë.
Forcat zjarrfikëse si dhe dy automjete të këtij reparti u shpërndanë në kodrën e përfshirë nga flakët duke përdorur dhe me mjete rrethanore për vënien nën kontroll të zjarrit. Lagjia Kala është e njohur si zonë muzeale dhe nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Në vendngjarje shkuan dhe forca të policisë së Beratit të cilët kanë qenë në gadishmëri për evakuimin e banorëve mnë rast të rrezikut.
Ndërkaq disa persona janë shoqëruar në polici dhe dyshohet që zjarrvënia të ketë qënë e qëllimshme.(j.d.shqiptarja.com)
