Një “Audi” është djegur plotësisht brenda oborrit të një shtëpie në lagjen "24 Maji" në Vlorë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:20 të mëngjesit, ndërsa mësohet se automjeti është në pronësi të V.H, 29 vjeçe.
Nga të dhe dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Komento