Zlatan Ibrahimovic si vera, Milani i ofron kontratë të re

Zlatan Ibrahimovic si vera, Milani i ofron kontratë të re

Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic duket se e ka të lidhur pazgjidhshmërisht emrin me Milanin. Sulmuesi 41-vjeçar nuk njeh plakje dhe paçka dëmtimit dhe tre operacioneve në gjashtë muajt e fundit, është gati për të vijuar të kontribuojë në fushë.

Në Itali, 'Tuttomercato' bën me dije se kuqezinjtë i kanë ofruar kontratë të re suedezit, kjo me kohëzgjatje një vjeçare. Pritet që njësoj si kontrata e fundit e firmosur mes palëve, Ibra të përfitojë 1.5 milionë euro neto në sezon.

Suedezi është rikthyer në aksion dhe ka marrë disa minuta me kuqezinjtë, teksa u grumbullua edhe nga kombëtarja nordike për ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024.

Në karrierën e tij, Ibra ka luajtur me klube si Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Milan, Barcelona, PSG, Manchester United apo edhe Los Angelos. Dy tituj të Serie A ka fituar suedezi me Milanin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona ndërmerr veprime ligjore për golin 'fantazmë' kundër Real Madrid në El Clasico (VIDEO)

Barcelona ndërmerr veprime ligjore për golin 'fantazmë' kundër Real Madrid në El Clasico (VIDEO)