Znj.Tefta & Eneida lënë News24, së shpejti në A1Report

Znj.Tefta & Eneida lënë News24, së shpejti në A1Report
Eneida Xhelili dhe Zonja Tefta pas 8 vjetësh eksperiencë në Vilën 24, në News24 vendosin të largohen dhe të bashkohen me stafin e televizionit A1Report. Shumë shpejt, në fillim korrik, dy personazhet më të dashura të paradites shqiptare, nisin “Rreze dielli”, emisionin që do të vazhdojë të sjellë recetat më të shijshme të kuzhinës, të ftuarit më specialë nga fusha e mjedisit, shëndetësisë, artit, arsimit, modës, kulturës…e surpriza të veçanta që do të zbulohen shpejt. Të dyja na zbulojnë disa detaje nga kjo eksperiencë e re dhe e bukur dhe mes rrëfimeve një surprizë për fansat e TH&TH: Në shtator Eneida sjell në jetë një vajzë të bukur, fëmijën e saj të parë.

Entela Eshja : Rreze dielli me shumë rubrika dhe ide të reja

Drejtoresha e programacionit, edhe ajo pas një eksperience të gjatë në News24 me realizimin e programeve kryesore të këtij televizioni, bashkohet me stafin e A1Report dhe fillimisht me realizimin e emisionit të paradites “Rreze dielli”.

Entela, përse ky emër?

 Menduam të futemi me emisionin tonë në shtëpitë e shqiptarëve tamam si një rreze dielli, të mirë, të ngrohtë, me energji pozitive. Të gjithë, çdo ditë, sapo ngrihemi, hedhim sytë jashtë me shpresën dhe dëshirën për të parë një rreze dielli. S’ka gjë më të bukur, të jep paqe, relaks, të hyn deri thellë në shpirt. Kështu duam të jemi ne të stafit “Rreze dielli”

Pse me Eneidën, Teftën dhe Ilir Matin? Ishit bashkë në News24, jeni sërish bashkë këtu.
Eshtë e thjeshtë. Kur krijohet një habitat i shëndetshëm mes kolegësh që bëhen shumë miq, puna bëhet më mirë dhe më bukur. Kemi funksionuar gjithmonë në grup, duke pyetur, dëgjuar dhe mbështetur njëri-tjetrin. Kështu jemi mësuar të punojmë dhe A1Report na e krijon këtë komoditet për të realizuar “Rreze dielli” me më shumë ide dhe rubrika të reja.

Ilir Mati : Të rinjtë shqiptar të apasionuar pas natyrës

Stafit të “Reze dielli”, i është shtuar një tjetër bashkëpunëtor i vjetër dhe ai është gazetarai, Ilir Mati. I apasionuar pas natyrës dhe udhëtimeve nëpër Shqipëri, Mati pritet të sjell një cikël reportazhesh me bukuritë shqiptare.

Pse iu bashkuat stafit të “Rreze Dielli”?
Unë kam vite që punoj me atë staf dhe është një grup që mua më pëlqen. Mendoj se dëshira për të punuar dhe zbavitur publikun me emsionet tona, është motivi që ne na shtyn të punojmë së bashku.

 A e duan të rinjtë natyrën?
Tani që po flasim bashkë unë jam duke udhëtuar për në Malin e Tomorrit. Përshkak të udhëtimeve të shumta nëpër të gjithë Shqipërinë, kam patur rastin të bisedoj me shumë të rinj, që janë të apasionuar pas natyrës. Dua të them që Shqipëria është kaq e larmishme sa i çudit të gjithë, me malet, me lumenjtë, detet, etj. Nga viti në vit të brezi i ri e viziton më tepër Shqipërinë, por doja të theksoja se ata jo vetëm shijojnë bukuritë e natyrës, por argëtohen edhe me anë të aktiviteteve sportive, si rafting, etj.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore