Znj. Tefta gatuan “Rizoto me karkaleca”
& “Biskota me krem dhe arra”
Një tjetër ditë me gatime të shijshme dhe praktike ka vijuar në emisionin Rreze Dielli, ku zonja Tefta ka përgatitur “Rizoto me brokoli dhe karkaleca” dhe “Biskota me krem dhe arra”. Nxënësi i shkollës së
Një tjetër ditë me gatime të shijshme dhe praktike ka vijuar në emisionin Rreze Dielli, ku zonja Tefta ka përgatitur “Rizoto me brokoli dhe karkaleca” dhe “Biskota me krem dhe arra”.
Nxënësi i shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit, Kudret Lika ka vëzhguar zonjën Tefta gjatë gatimit, duke ndjekur me vëmendje këshillat e saj.
Kudreti përveç mënyrës së përgatitjes duhet të memorizojë përbërësit e recetave, pasi ditën e premte ai duhet të realizojë i vetëm dy gatimet e përzgjedhura.
Ai duhet të realizojë recetat brenda një afati kohor të përcaktuar dhe më pas do të vlerësohet me pikë për punën e bërë.
Do të jetë juria e përbërë nga një mësuese, një shef kuzhine dhe zonja Tefta, të cilët do të vëzhgojnë me kujdes punën e nxënësit Lika dhe do ta vlerësojnë në bazë të kritereve të përcaktuara.
Përveç pamjes finale të pjatave do të vihet re dhe mënyra e përgatitjes së gatimeve dhe sjellja në terrenin e punës.
“Konkursi i Kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.
Në fund të çdo jave nxënësit do të pajisen me një certifikatë dhe me një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.
Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë konkurenti me më shumë pikë.
Receta e parë, Rizoto me brokoli dhe karkalecaPërbërësit:Oriz 300 gr
Qepë 1
Verë 50 ml
Bujon peshku
Brokoli 1
Karkaleca 250 gr
Djathë kaçkavall 50 gr
Majdanoz Piper i zi
Vaj
Gjalp
Receta e dytë, Biskota me krem dhe arra Përbërësit:Biskota 2 pako
Vezë 2
Sheqer 180 gr
Gjalp 200 gr
Ajkë qumështi 200 ml
Ajkë qumështi 250 gr
Limon 1 cipë limoni
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
1/6
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?
-
Mjekëve
40.8%
-
Ministrisë
56.7%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 1244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzimi me fondet në SASPAK/ Kontrollohen banesat e zyrat e Beqajt dhe 6 të tjerëve! Ish ministri lë policinë e Tiranës vendoset tek Blloku i Sigurisë (VIDEO)
4 Korrik, 12:00
-
Byrek sfoliat me spinaq nga zonja Albana/ Tepër i shijshëm, përgatitet në çast
4 Korrik, 12:00
-
Tavë me kunguj dhe oriz / Një gatim plot shije dhe pa shumë kosto nga zonja Albana
4 Korrik, 11:52
-
Pulë me speca në tigan nga zonja Albana
4 Korrik, 11:44
-
Pëllumb Gjoka përfundon në spital, thyen këmbën në burg duke u stërvitur
4 Korrik, 11:40
-
LIVE - Skandali i Onkologjikut, Ministrja Koçiu në interpelancë: Po politizohet ngjarja
4 Korrik, 11:38
-
Fredi Beleri kërkon të jetë në seancë, shtyhet për nesër vendimi i KQZ për mandatin si kryebashkiak i Himarës
4 Korrik, 11:29
-
Pësuan arrest kardiak në det, vdesin 2 persona
4 Korrik, 11:14
-
Rama feston sot ditëlindjen, deputetët ‘surprizojnë’ kryeministrin (VIDEO)
4 Korrik, 11:04
-
Bardhi e Noka ‘luftë’ me Nikollën për fjalën: Mafie! Bllokojnë Foltoren, i ‘rrethon’ Garda
4 Korrik, 11:02
-
Çuçi i kthehet Bardhit: Koha kur ulnit Fazlliç, llumin e mafies sllave në Këshillin e Sigurimit ka ikur! Coldea nuk është më këshilltar i Ramës
4 Korrik, 10:55
-
Degjeneron debati në Kuvend/ Bardhi- Braçes: Gore, vratë njerëz para derës së SPAK! Deputeti socialist: Kurvë! Mbyll gojën
4 Korrik, 10:47