Znj. Tefta gatuan “Rizoto me karkaleca”
& “Biskota me krem dhe arra”

Znj. Tefta gatuan “Rizoto me karkaleca” <br />& “Biskota me krem dhe arra”
Një tjetër ditë me gatime të shijshme dhe praktike ka vijuar në emisionin Rreze Dielli, ku zonja Tefta ka përgatitur “Rizoto me brokoli dhe karkaleca” dhe “Biskota me krem dhe arra”.

Nxënësi i shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit, Kudret Lika ka vëzhguar zonjën Tefta gjatë gatimit, duke ndjekur me vëmendje këshillat e saj.



Kudreti përveç mënyrës së përgatitjes duhet të memorizojë përbërësit e recetave, pasi ditën e premte ai duhet të realizojë i vetëm dy gatimet e përzgjedhura.

Ai duhet të realizojë recetat brenda një afati kohor të përcaktuar dhe më pas do të vlerësohet me pikë për punën e bërë.



Do të jetë juria e përbërë nga një mësuese, një shef kuzhine dhe zonja Tefta, të cilët do të vëzhgojnë me kujdes punën e nxënësit Lika dhe do ta vlerësojnë në bazë të kritereve të përcaktuara.

Përveç pamjes finale të pjatave do të vihet re dhe mënyra e përgatitjes së gatimeve dhe sjellja në terrenin e punës.



“Konkursi i Kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.

Në fund të çdo jave nxënësit do të pajisen me një certifikatë dhe me një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.



Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë konkurenti me më shumë pikë.



Receta e parë, Rizoto me brokoli dhe karkaleca

Përbërësit:

Oriz 300 gr
Qepë 1
Verë 50 ml
Bujon peshku
Brokoli 1
Karkaleca 250 gr
Djathë kaçkavall 50 gr
Majdanoz Piper i zi
Vaj
Gjalp



Receta e dytë, Biskota me krem dhe arra

Përbërësit:

Biskota 2 pako
Vezë 2
Sheqer 180 gr
Gjalp 200 gr
Ajkë qumështi 200 ml
Ajkë qumështi 250 gr
Limon 1 cipë limoni

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

2/6
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit