Zog i rrallë - gjysmë femër gjysmë mashkull

Zog i rrallë - gjysmë femër gjysmë mashkull

Zog i rrallë hermafrodit - gjysmë femër gjysmë mashkull

Ç'zbulim i rrallë! Ky zog (chlorophanes spiza) e ka gjysmën e djathtë të trupit mashkull dhe gjysmën e majtë femër.

Parimisht ky zog ushqehet me fruta dhe është i përhapur nga Meksika jugore deri në Brazilin jugor. Ai arrin 13 deri 14 centrimetra. Zogu mashkull ka ngjyrë jeshile në blu, zogu femër ka pupla në ngjyrë jeshile bari.

Është hera e parë që një zog i tillë gjinandromorf vëzhgohet në hapësirën natyrore ku jeton. Një gjinandromorfizëm i tillë krijohet kur një ovum (vezë) nuk ndahet mirë dhe fekondohet nga dy spermie. Ky fenomen i rrallë është konstatuar edhe tek kanarinat, gaforret, fluturat dhe insekte të tjera.

Tek shapkat ai është vërejtur 100 vjet më parë, por deri tani nuk ishte vërejtur edhe tek zogj në natyrë. Dhe zogu i para 100 viteve i kishte ngjyrat anasjelltas, djathtas ishte femëror dhe majtas mashkullor.

Fat perfekt i ornitologut amator

Zogu i rrallë dyseksor është zbuluar në Villamaria të Kolumbisë nga ornitologu amator, John Murillo. Morillo i tregoi për zbulimin e tij ornitologut neo-zelandez Hamish Spencer, nga Universiteti i Otagos, që po ashtu ndodhej në Kolumbi për pushime.

"Ky fenomen është shumë i rrallë tek zogjtë. Shumë vëzhgues zogjsh nuk hasin në jetën e tyre asnjëherë ndonjë zog gjinandromorf", shpjegon Hamish Spencer për revistën shkencore "Journal of Field Ornithology".

Për fat ornitologu amator John Murillo kishte ngritur një çerdhe zogjsh me ushqim, çerdhe ku zogu i rrallë hermafrodit shkonte rregullisht për dy vjet rresht. Nga tetori 2021 deri në qershor 2023, shapka e ndarë në dy gjysma u shfaq rregullisht për katër deri gjashtë javë rresht në çerdhen e zogjve, pastaj u zhduk sërish për rreth tetë javë.

Zog i rrallë, por i vemtuar

Zogu i rrallë u soll në mënyrë jo tipike në çerdhen e zogjve, por me sa duket kjo shapkë dygjinorëshe është e pazakontë për zogjtë e tjerë të llojit së vet, sepse vazhdon të jetojë e izoluar. 

"Zogu gjinandromorf priste që zogjtë e tjerë shapkë të largoheshin nga çerdhja e zogjve, pastaj futej ai për të ngrënë. Në përgjithësi ai u shmangej zogjve të tjerë të llojit të tij, por edhe zogjtë e tjerë i shmangeshin atij. Prandaj është e pamundur, që ky individ të gjejë rast për t'u riprodhuar."/ DW

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?