Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar postimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me zgjedhjet në Malin e Zi.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se qytetarët në Malin e Zi dëgjuan kryeministrin Rama për të votuar për Milo Gjukanoviç.

Ndërkohë Spiropali thotë se opozita është gati të brohorasë për nacionalistët pro-serbë dhe pro-rusë për inat të Edi Ramës.

“Janë gati të brohorasin fitore për nacionalistët pro-serbë, pro-rusë, anti-perëndimorë, vetëm për inat të Kryeministrit shqiptar.

O të mjerë, nuk jua ka fajin Milo, që me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot”, shkruan Spiropali.