DOSSIER/ Zogu I, Mbreti i shqiptarëve, që u mbijetoi 55 atentateve

DOSSIER/ Zogu I, Mbreti i shqiptarëve, që u mbijetoi 55 atentateve

Mbreti Zog I

Nga Annalisa Lo Monaco

Zogu I, është ndoshta sundimtari më pak i njohur europian i shekullit XX, dhe pothuajse me siguri më ekstravaganti. Revista “Times” e quante atë “i çuditshmi Mbreti Zog”, ndërsa disa nga bashkëkohësit e tij e përshkruan si “një despot hajdut”, ose si “mbreti i fundit i romantizmit”.

Zogu I, mbreti i shqiptarëve
Zogu I, që e kishte shpallur veten mbret të shqiptarëve në vitin 1928, sundimtar i vetëm i besimit mysliman në Europë, u përpoq të modernizojë një vend të prapambetur, ku ende një pjesë e madhe e pushtetit, mbahej nga krerët e fiseve dhe bejlerët, që kishin sunduan Shqipërinë gjatë Perandorisë Osmane.

I njëjti Zog I (1895-1961), që quhej Ahmet Myftar Bej Zogolli, ishte i biri i një pashai, një udhëheqësi fisnor që dominonte feudin e Matit. Në vitin 1912, Shqipëria u bë shtet i pavarur, edhe pse nën ndikimin e Habsburgëve, dhe i riu Zogolli nisi një karrierë politike, me një ngjitje të shpejtë në pushtet pas vitit 1920, kur Lufta e Parë Botërore kishte ndryshuar strukturën e e Europës.

Shqipëria u drejtua nga qeveri jetë-shkurtra, në të cilat Zogu (shkurtoi mbiemrin, që shpesh kujtonte gjuhën turke) mbajti poste shumë të rëndësishme, si Ministër i Brendshëm dhe drejtues i ushtrisë, derisa u dëbua nga vendi në qershorin e vitit 1924 nga Fan Noli, një prift ortodoks që mori pushtetin me anë të një revoltë të armatosur, të mbështetur nga forcat e së majtës.

Ishte vetëm një periudhë e shkurtër, pasi Zogu, i ndihmuar nga qeveria italiane e Benito Musolinit, si dhe nga myslimanët konservatorë, dhe forcat e ushtrisë së vjetër ruse cariste, u strehua në Jugosllavi. Më 21 janar 1925, ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, përpjekjet reale për të modernizuar një vend ende të strukturuar sipas një skeme feudale, ku bejlerët shfrytëzonin fshatarët që ishin në të vërtetë skllevër, u ndërmorën paralelisht me krijimin e një shteti policor, ku nuk ekzistonin liritë civile dhe ato të shtypit, dhe ku kundërshtarët politikë u eliminuan fizikisht.

Më 1 shtator 1928, Shqipëria nga republikë u bë monarki:Presidenti Zog u bë Zogu I, mbreti i shqiptarëve. Edhe pse ishte një monarki kushtetuese, mbreti praktikisht kishte kompetencat e një diktatori. Edhe pse vuri në zbatim reforma të mëdha, si heqjen e ligjit islamik dhe bujkrobërinë, si dhe hapjen e kufijve për refugjatët hebrenj në vitin 1938.

Zogu I, që nuk u konsiderua kurrë si një sovran “i vërtetë” nga monarkët e tjerë europianë, gjatë mbretërimit të tij të shkurtër, shënoi mori një rekord të paarritshëm:i mbijetoi 55 atentateve që synonin t’i merrnin jetën. “Gjakmarrja”, ishte ende shumë i gjallë në traditën shqiptare, dhe madje as edhe sundimtari i vendit nuk ishte i sigurt prej saj, një dukuri që mbetet ende një plagë sociale në disa zona rurale të veri të vendit.

Menjëherë pasi u bë mbret, Zogu I prishi fejesën me vajzën e një beu. I ati i ofenduar, kishte të drejtën të vriste njeriun që kishte shkelur premtimin, por jo vetëm kaq:vrasja ishte një detyrim social, që duhet të lante njollën e turpit si pasojë e poshtërimit.

Ndoshta kjo është arsyeja, se përse Zogu I rrallë shfaqet në publik, i rrethuar gjithnjë nga rojet e tij besnikë, të cilët ishin nga fisi i tij, dhe për të njëjtën arsye, nëna e tij sj ishte në krye të mbikëqyrjes së kuzhinës mbretërore, për të parandaluar çdo përpjekje për helmimin e të birit. Megjithatë, atentati i parë ndaj tij, u bë para se të bëhej mbret më 23 shkurt 1924, ndërsa Zogu ndodhej në Parlament.

Beqir Valteri qëlloi dy herë mbi të, në njërën dorë dhe në shpatull, por mbreti i ardhshëm u ul gjithsesi në tryezën e tij, duke thënë:”Gjëra të tilla ndodhin shpesh – ne nuk mund të themi se kur apo ku – prandaj ta marrim këtë çështje me qetësi”. Edhe pse atentatori u “fal”, porositësi i supozuar, opozitari Avni Rustemi, u vra disa muaj më vonë.

Një ngjarje që flet shumë për karakterin e Zogut
Më 21 shkurt 1931, dy burra qëlluan në drejtim të Zogut I, teksa ai po largohej nga Opera e Vjenës. Atentatorët nuk goditën dot objektivin, por qëlluan në kokë njërin prej truprojave të tij. Duket se Zogu, nxori armën që mbante me vete, dhe iu kundërpërgjigjur zjarrit, pa arritur të godasë ndonjërin nga atentatorët.

Policia austriake arrestoi më vonë dy atentatorët, të cilët i përkisnin një rrjeti opozitarësh të mbretit. Ndërkohë, ndërhyrja e qeverisë së Benito Musolinit në çështjet e Shqipërisë, ishte bërë gjithnjë e më e fortë, derisa pas disa masave të Zogut I për të reduktuar ndikimin italian, Shqipëria u pushtua prej Italisë.

Ajo u bë një protektorat i sunduar nga Viktor Emanueli III. Ahmet Zogu I dhe familja e tij (trashëgimtari i fronit, kishte lindur vetëm dy ditë më parë) nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse të arratisej, fillimisht në Britani, më pas në Egjipt, dhe pastaj në Francë.

Prona e blerë nga Zogu I në Shtetet e Bashkuara
Mbreti shpresonte të shkonte në Shtetet e Bashkuara, së bashku me një numër të konsiderueshëm të pasuesve të tij. Kjo është arsyeja pse ish-mbreti kishte blerë një pallat prej 60 dhomash pranë Nju Jorkut, që megjithatë nuk u banua kurrë nga familja mbretërore (Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë viza të gjithë anëtarëve të oborrit).

Pavarësisht nga kjo, legjenda thotë se mbreti shqiptar e ka fshehur thesarin në një kështjellë misterioze, që me kalimin e kohës u shkatërrua, ndoshta nga dikush që besohet se ka gjetur kushedi sa pasuri.

Zogu I, e shiti më pas shtëpinë e madhe në SHBA në vitin 1955, për t’u transferuar në Francë, ku jetoi pa burime të mëdha financiare. Prandaj s’ka gjasa që ai të ketë fshehur një thesar në shtëpinë e tij në Amerikë, që pastaj u rrënua pjesërisht. Ahmet Zogu, vdiq në Francë në vitin 1961, për një sëmundje që nuk u bë kurrë e njohur. Por ndoshta nuk ishin pa faj, 200 cigaret që mbreti pinte çdo ditë… / VanillaMagazine – Bota.al

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 12/08/2018 15:17

    I keqi, mos lind,nese lind, mos u rrit,nese rritet,mos u shtoft,Nese keto faza i kalon shmeti e se keqe.Atehere, ate shemti,si Ahmet Zogun, nuk ka kush e qellon edhe nese e gjuan,sepse fatkeqesia e popullit eshte shemtia e rritur,si Zogu,As nuk qellohet-vritet, e as nuk vdes,deri sa te arrije kulmin e demtimit matrerial e shpirteror te atij populli qe e ka lindur e rritur ate shemti,Zogu(Me nder me then Mbreti i shqiptareve) shembulli me konkret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja