Vjedhja e bankave shqiptare në kohën e Zogut, Italisë dhe Enverit! Leku i ri dhe i vjetër! Kreshnik Kuçaj flet në Esencë në Report Tv

Si u krijuan bankat e para në Shqipëri? Si u grabitën bankat në kohën e Zogut dhe të Italisë, dhe e a vidheshin ato gjatë diktaturës? Kush e shpiku veprimin Lek i Ri dhe Lek i Vjetër? I ftuar në Esencë, studiuesi dhe gazetari i ekonomisë Kreshnik Kuçaj. Esencë, e premte, ora 21:00 në Report Tv.

Eljan Tanini: -Si linden bankat te ne? Kush i krijoi dhe perse? Kujt i duheshin? A njiheshin fajdet në atë kohë? 

Kreshnik Kuçaj: -Kulturën financiare shqiptarët e morën gjatë periudhës së Perandorisë Osmane. Perandoria Osmane në vitin 1863 vendosi të modernizojë sitemin e saj bankar, ajo kishte një sistem të bazuar te bujqësia, ndërsa Europa te tregtia dhe industria. Kamata për turqit ishte harram. Krijohet Banka Perandorake Osmane dhe Banka Bujqësore Osmane. Banka Perandorake Osmane hapi filjale në qendrat e rëndësishme të vilajeteve. Banka Bujqësore Osmane ishte kryesisht e vendosur në çdo qytet të ultësirës perëndimore të Shqipërisë. U krijua një sistem fajdesh në Shqipëri duke vendosur pronat e tyre.

Eljan Tanini: -Frika e Ismail Qemalit në këtë pikë?

Kreshnik Kuçaj: -Ismail Qemali firmosi aktin e parë për ngritjen e Bankës së Shqipërisë, për të ishte akti i dytë më i rëndësishëm pas ngritjes së flamurit, rëndësi për pavarësinë ekonomike për zhvillimin e vendit. Kjo Bankë nuk arriti të fuqizohej, është gjetur një financim prej 300 mijë frangash ari, banka nuk emetoi kartëmonedhën e saj.

Eljan Tanini: - Kemi edhe banka të tjera?

Kreshnik Kuçaj: -Në Luftën e Parë Botërore kemi bankat ushtarake, Austriake, Gjermane dhe Italiane me mision pagesat dhe huatë e luftës. Shqipëria kishte nevojë për para të vogla, u krijuan paratë e Bashkive sepse ato kryenin rolin e bankave, u krijuan paratë e bashkive. Shqiptarët kishin arritur me nuhatje se kush ishte monedha e mirë dhe e keqe, mes letrës, arit dhe argjendit.

Eljan Tanini: -Kur u themelua Banka e Shqipërisë dhe emetimet e para?

Kreshnik Kuçaj: -Banka e Shqipërisë u themelua për herë të parë në vitin 1925 në bashkëpunim me italianët. 40 përqind e aksioneve ishin shqiptare. Detyroheshin edhe ata që kishin të paktën 100 franga në vit të ardhura të merrnin aksione. Pas një muaji ministri i financave futet në proces hetimor, largohet nga politika si lëvizje politike. Pra ai ministër që kishte nisur këto veprime.

1926, fillon emetimi i kartëmonedhave bashkë me të edhe dizenjimi i parasë sonë. 5 lekëshi i parë kishte shqiponjën me një kokë, u bë debat i madh, kartëmonedha jetoi 6 ditë. Kemi diskutime të ndryshme se përse qeleshet e fëmijëve në kartëmonedha janë më të larta. Njëri nga dy fëmijët në imazhin e parasë sonë mendohet se është djali i Shefqet Vërlacit. Shqiptarët mezi e pranuan faktin se duhet të dorëzonin arin për të marrë para.

Ismail Qemali u detyrua që simbolet otomane ti zëvendësonte duke i veshur sipër shqiponjën tonë ose diçka tjetër. Të gjithë donin të vinin kohën e tyre mbi këto para. Ka pasur raste në këtë kohë kur bënin edhe monedha fallco, shumë pak kartëmonedha. Operuan në Shqipëri disa banka, ajo e Napolit psh… Falë Italisë nisën të operonin instrumente të perëndimit në lidhje me paranë.

Eljan Tanini: -Vjedhja e bankës në Durrës?

Kreshnik Kuçaj: -Në Durrës dikush vjedh bankën dhe paratë i shpërdoron në Tiranë, bie në sy. Ai që vodhi bankën u dënua, duhet të bënte një pjesë burg dhe një pjesë duhet të paguante ato që vodhi! U fut në burg sepse nuk kishte para të paguante ato kishte vjedhur.

1943, vidhet Banka e Napolit në Fier! Ata ose ai që vodhi bankën la mënjanë vetëm pagat e punonjësve, kjo dekonspiron faktin se banka është vjedhur nga dikush nga brenda saj. Hetimet janë shumë interesante, personat, hajdutët ose hajduti nuk u gjetën kurrë.

Në vitin 1945 ndryshon emri i Bankës Shqiptare. Banka Kombëtare e Shqipërisë ishte bashkëpronësi me atë italiane, prandaj u quajt Banka e Shtetit Shqiptar. Jugosllavia ishte lider e kohës së saj në Ballkanin Perëndimor, nis bashkëpunimi me ta, një piktor jugosllav pikturon paratë tona, franga shqiptare ishte më e fortë se dinari jugosllav, ishte koha për një Ballkan të hapur, raporti ishte 1 me 9. Tregu u mbush me dinar, që nuk kishin asnjë vlerë këtu. Kur Shqipëria del në aleancë me Bashkimin Sovjetik, bën një reformë monetare, leku bëhet jetë prej vitit 1949. Banka në kohën e monizmit ishte thjeshtë më rol kontrollues me disa degë. Ka pasur një lloji aktiviteti edhe nga individët. Në Shqipëri merrje kuponat e ‘’Buona Lek’’. Shqipëria bënte tregti kleringu brenda vendeve moniste, me perëndimin ishte ndryshe.

Vjedhjet e bankave në kohën e Enverit ishin me pikatore. Kuptimi lek i ri me lek të vjetër, 1964, nis reforma monetare duke i hequr një zero. Dyqanet dhe sektorët e grumbullimit kishin vendosur LR, lek i ri bashkë me direktivat e shitësit.

Eljan Tanini: -Kush e shpiku Lek i Ri dhe Lek i Vjetër?

Kreshnik Kuçaj: -Statistikat reflektonin mungesën apo shtesën e një zeroje. Paratë e Shqipërisë që dolën në vitin 1965 rezistuan deri në vitin 1990. Kishte porosi sipas shtetit të vendosej R në çdo njësi të parasë, mbase kur të kalojmë në euro do ketë zgjidhje. Shpikja lek i ri apo lek i vjetër është shpikje e një autoriteti njerëzish. Nëse shtojmë një zero prapë ekonomia humbet, para ishte mjet qarkullimi dikur, sot shpalos vlerën e diçkaje. Sot shqiptarët kanë një lidhje të re me paranë, ata në vitet 30 kishin nuhatje për të kuptuar paranë e mirë apo të keqe. Edhe sot raportet tregojnë po këtë gjë. Shqiptarët nuk e kanë të kultivuar dijen për financa, por dinë të bëjnë para, e kanë vullnetin. Piramidat ishin mbledhje e parave në kohë krize. Mungesa e një sistemi bankar prodhoi piramidat e atyre viteve

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 17:55

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Hedh nga dritarja e makinës kokainën që të mos e kapnin karabinierët, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Perugia

Itali/ Hedh nga dritarja e makinës kokainën që të mos e kapnin karabinierët, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Perugia