Zogu i Tiranës: Tendencat e dimrit
nuk njohin limite këtë sezon

Zogu i Tiranës: Tendencat e dimrit<br />nuk njohin limite këtë sezon
Është vetëm 21 vjec dhe deri më tani ka arritur t`i realizojë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes .

Balerin, model & moderator, një trinom profesionesh qe ai i dashuron pa i ndarë nga njera tjetra.

Thjeshtësia dhe ëmbëlsia janë dy nga cilësitë që e kanë identifikuar Hermesin ndër personazhet e ekraneve shqiptarë.

Nipi i artistes së mirënjohur Pavlina Nikaj, Hermes, prej moshës 17 vjeçare është angazhuar në media dhe spektakle të ndryshme bukurie, ku ka arritur të bëhet imazh i disa firmave më të njohura në industrinë e modës. Në një intervistë ndryshe si më parë, Hermes i njohur me epitetin simpatik si “Zogu i Tiranës” na jep disa këshilla mode mbi tendencat më të fundit të momëntit, si dhe mjaft gjëra interesante.
 
Cilat janë tendencat më të fundit të këtij sezoni dimeror?

Tendencat e dimrit nuk njohin limite këtë sezon. Ato që i karakterizonin koleksionet ishin ngjyra pa fund, dizenjot mesdhetare e ato latine. Mesa duket koleksioni i “Guçi”-t dhe D&G ishin mjaftueshëm frymëzues për pasuesit të cilët sollën një mori ngjyrash e modelesh ekstravagante këtë sezon dimëror. “Celio” besnik si gjithmonë, pa ndryshime të mëdha kishte sjellë një koleksion mjaft maskilist duke përdorur ngjyrat e tokës dhe grinë. “Roço Baroço” të kujtonte koleksionet e “Gabanna”-s para dy viteve, duke mbizotëruar e bardha dhe tyli. Ndërsa, “Cortefiel” solli një shpërthim me ngjyra elektrike dhe dizenjo pafund.
 
Si një model i njohur tashmë që keni eksploruar fushën e modës, cili është gabimi që bëjnë shpesh femrat në veshje?

Shpeshherë ky gabim konsiston në mospërshtatjen e linjave të trupit, duke mos ditur të zgjedhin stilin e tyre. Pra, këshilla ime është që ato të studiojnë linjat e trupit të tyre, të gjejnë stilin e tyre dhe mundësisht mos të lëvizin jashtë tij, por të mundohen që brenda stilit të tyre të lëvizin me detajin, i cili është shumë evidentues dhe gjithmonë bën ndryshimin në një veshje. Sigurisht, ngjyra është shumë e rëndësishme pasi ajo duhet të përshtatet me pigmentin e lekurës që ne kemi. Pra, duke pasur këto parasysh mund të eliminojnë shumë gabime në veshje.

zogu i tiranes
 
A ka industri mode në Shqipëri , çmund të na thoni ?

Në fakt e kam dëgjuar shpesh dhe më vjen keq sepse e thonë pikërisht ata që ndërkohë merren me këtë gjë. Është mëse normale që s`mund të flasim për industri si vendet e botës, por gjithsesi edhe këtu ka shumë përpjekje për të arritur. Stiliste, modelë, fotografë, janë në gamën e modës, ku secili përpiqet në një mënyrë apo tjetër të sjellë diçka të re. Ndoshta, fakti është se shumë herë duke mos pasur dhe një edukatë mode shumë gjëra nuk perceptohen. Është më e thjeshtë të flasësh kundër sesa të ecësh me hapin e kohës.
 
Si vishen femrat shqiptare në Shqipëri?

Nëse flasim për femra që janë imazhe mediatike, them se i kapin tendencat, pasi vajzat e ekranit janë të mirëinformuara. Nëse flasim për vajzat e vogla, e teprojnë pak më veshjen e paradites ose në shkollë. Mendoj së është bukur t'i shikosh pa grim. Vitet e fundit tendenca po ndryshon, ama mendoj se duhet shumë kujdes në kombinimin e veshjes me stilin që të përket dhe ditës që kemi përpara.
 
Si e shikoni ju të ardhmen e modelingut në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera Europiane apo më gjerë?

Këndvështrimi i modës në Shqipëri apo dhe evolucioni i saj është shumë relative, them këtë duke patur parasysh impenjimin tim në vite apo të shumë njerëzve të tjerë në këtë gjë dhe nuk do mundesha kurrë të hidhja poshtë një punë të tillë duke thënë se nuk ka modë në Shqipëri. Nuk mund ta thuash kur ke stilist që minimalisht çdo sezon dalin me koleksionin e tyre, kur ke revista mode që janë të profilizuara vetëm si të tilla, kur ka spektakle mode dhe reality shoë vetëm për modelingun në Shqipëri, agjensi mode të binjakzuara me agjensi shumë të mira në Europë. Me këtë nuk dua të them që është maksimumi por që është një hap i madh për Shqipërinë krahasimisht me vende të tjera në kaq pak vite zhvillim.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh