'Zogu i Tiranës' 15 ditë në burg, lirohet pronarja e qendrës estetike e tre vajzat

'Zogu i Tiranës' 15 ditë në burg, lirohet pronarja e qendrës estetike e tre vajzat

Hermes Nikaj, gjate momentit te arrestimit

Hermes Nikaj, i riu që njihet ndryshe dhe si “Zogu i Tiranës”, i ndaluar në 24 nëntor 2019 nga policia, është mbyllur në qeli me një afat 15 ditor. Gjyqtarja Shefkia Demiraj, ka caktuar këtë masë sigurimi për Nikaj, duke i lënë 15 ditë afat Prokurorisë që gjatë kësaj kohe të zhvillojë një ballafaqim mes dy personave të tjerë, biznesmenin A.Gjini dhe vajzën D.N, që u kapën në mesnatë së bashku me Nikaj në një dhomë të hotelit “Autostrada”. Nikaj është mbrojtur në sallën e gjyqit se nuk ka bërë asnjë gjë të keqe në jetë, madje ka shtuar se në momentin e ndalimit nga policia, ai dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në dhomë, ishin të veshur me mbathje. Nikaj u mbrojt përpara gjyqtares Demiraj, se nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë në jetën e tij, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirën e kujtdo.

Pas këtij ballafaqimi që do kryhet mes tre personave, pritet që në ditën e 15 të qëndrimit të “Zogut” në burg, gjykata të rimblidhet për të vlerësuar provat e reja të prokurorisë dhe të vendosë nëse Hermes Nikaj, do qëndrojë në qeli apo do lirohet. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” avokati i Hermes Nikaj, Bardhi Koçi, ka treguar se klienti i tij nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë, por ai ka qenë vetë viktimë e prostitucionit. Sipas avokatit, si vajza dhe Nikaj që njihet si "Zogu i Tiranës" kanë shkuar me dëshirë në hotel, ku kanë qëndruar në prezencë të personit tjetër biznesmenit A.Gjini.

 “…Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje…”-deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Ndërkohë për Anjeza Bena, pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”. Bena rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, ku flet me Nikaj për punën e klientëve dhe vajzave. Gjithashtu gjyqtarja Shefkie Demiraj ka caktuan masën e sigurisë detyrim paraqitje për biznesmenin A.Gjini dhe tre vajzat që ushtronin prostitucion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balja kashari: 21/02/2020 01:23

    Zogu osht tu hunger ka* e ka* burgaxhiu tI uritur per p*dh e ja mshojne zogut ne goje e bythe bashke zogu tirones do ti duket ky pushim I pa harrueshem

    Përgjigju
  • Adi: 01/12/2019 06:09

    Nuk e mer kte termeti shko mer jete te pafajshme

    Përgjigju
  • ani: 01/12/2019 00:17

    po si si bje turp, asht dhe lacjon, ka alamet servisi te bmw ne fushkruj, ka martu dhe gocen kur vje puna shtyp zogun

    Përgjigju
    • Fredi: 01/12/2019 13:27

      Lacjon pra, shtypen n’zog

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik