Kongresmeni nga Queens-i dhe anëtar i Socialistëve Demokratë të Amerikës, Zohran Mamdani, është zgjedhur kryetar bashkie i Nju Jorkut në SHBA.

Për Roland Binon ish-ambasadorin e SHBA, i ftuar në emisionin ‘Bota Report’, fitorja e tij ka bërë bujë të madhe në të gjithë botën. Ai tha se Mamdani ka bërë një fushatë të mirë.

‘Çështja kryesore e fushatës së Trump që e solli në pushtet ishte lufta kundër emigracionit të paligjshëm dhe në këtë rast Mamdani e prek në atë pikën e tij më të dobët. Kemi një lloj ballafaqimi me njëri- tjetrin, aty ku ka pasur mundësi edhe Mamdani i është përgjigjur Trump, por këta të dy janë shumë afër më njëri tjetrin. Në raport me politikën amerikane janë në skaje të kundërta. Fitorja e tij ka bërë bujë në të gjithë botën për atë që përfaqëson, ka bërë një fushatë shumë inteligjente. Atë e kanë etiketuar me emra të ndryshme, por ai ka vijuar fushatën e tij', tha ai. 

Roland Bino, tha se Mamdan nuk ka mundësi që të zgjidhet president i SHBA, pasi një nga kriteret është që duhet të ketë lindur në Amerikë.

‘Mamdan mund të mos mundësi që të zgjidhet president sepse nuk ka lindur në SHBA, vetëm nëse ndryshohet kushtetuta, por Mamdani ka premtuar ka një plan veprimi goxha realist. Në SHBA ka një urrejtje për klasën politike në pushtet, populli atje e ndjen veten të tallur dhe të përbuzur nga elita politike. Ka një zhgënjim të madhe nga establishmenti politik. Po Mamdan është një njeri që doli brenda partisë demokrate në Amerikë’, tha ai.