'Zona Gri', dronët, mercenarët dhe hakerat janë ushtria e re e "luftës hibride" të Trump, i cili po tërheq trupat ushtarake nga zonat e nxehta

'Zona Gri',  dronët, mercenarët dhe hakerat janë ushtria e re e

'Business Insider' shkruan se dy administratat e fundit amerikane (Obama dhe Trump) kanë miratuar një politikë të jashtme të stilit isolator. Megjithatë kjo në vetvete nuk do të thotë aspak se Amerika ka ndaluar ndërhyrjen në ato zona të planetit që mund të rrezikojnë interesat e saj, të tilla si Lindja e Mesme, Azia, Europa Lindore Irani, Kina apo Rusia. Përkundrazi, ndërhyrjet ushtarake amerikane janë ende të pranishme, por ato janë bërë progresivisht më precise dhe pothuajse kirurgjikale.

Sipas Byrosë së Gazetarisë Investigative, ndërhyrja amerikane tani është më shumë se kurrë e tipit të luftës ‘hije’, në ombrellën e luftës hibride.

Sipas Business Insider kjo lloj lufte përfshin spiunazh, përdorimin e forcave ushtarake nga vendet e treta, sanksionet dhe spiunazhin kibernetik. Këta "ushtarë" janë në fakt mercenarë të punësuar nga kompani private, të tilla si 'Blackwater' ose 'G4S'.

Por në këtë lloj lufte nuk është i përfshirë vetëm faktori njëri por edhe dronët. Kjo lloj lufte ka qënë temë e trajtuar nga shumë gazeta të rëndësishme ndërkombëtare si ‘The Independent’ dhe ‘The Guardian’.

Dronët komandohen në një distancë prej dhjetëra kilometrash nga personeli që rri I ulur i qetë në një karrige dhe para një kompjuteri, i cili duke shtypur disa butona, aktivizon raketa dhe mitralozë.

Byroja e Gazetarisë Hetimore raporton për një serisulmesh me drone. Në rastin e Afganistanit nga 2015 deri në ditët e sotme, 5,888 objektiva u goditën me dronë.

Në thelb, duket se Amerika ka zgjedhur politikën e shkëputjes nga pjesët e nxehta të botës.  Por ky lloj ‘ izolizmi’ ka të bëjë vetëm me trupa të rregullta ushtarakë. Pas këtij ‘izolimi’, në të vërtetë ekziston një makinë e tërë luftarake hibride që ende nga shumica nuk është zbuluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë