Zonat informale, Qeveria miraton
shpërblimin për pronarët

TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pronarëve, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, të kualifikuara për legalizim, i propozuar nga ministri i Punëve Publike dhe Transporti.

Vendimi përcakton shpërblimin e pronarëve të ligjshëm në qarqet e Durrësit, Elbasanit, Fierit, Kukësit, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, me sipërfaqe prej 61 242 metra katror truall.

Masa e shpërblimit, e përcaktuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sipas metodikës për vlerësimin e pronës së paluajtshme që kompensohet sipas ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, ka vlerë të përgjithshme 801 132 560 lekë.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë